Vdekja tragjike e 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën “Fan Noli” ka shkaktuar tronditje në Shqipëri, duke tërhequr vëmendjen e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë.
Ajo ka reaguar duke shprehur shqetësim për vrasjet dhe dhunën e fundit në qytete të rëndësishme, si Tiranë dhe Shkodër.
Në deklaratën e saj, Ipeshkvoria thekson rëndësinë e angazhimit të strukturave për mbrojtjen e qytetarëve dhe kërkon çarmatosjen e shoqërisë, si dhe heqjen e armiqësisë dhe dhunës nga mendjet dhe zemrat e njerëzve.