Bashkëshortja e tregtarit në Durrës Agim Arapi, i cili mbeti i vrarë në prill të vitit 2017, thotë se familja e saj nuk ka lidhje me vrasjen e 26-vjecarit Jurgen Kurti.
Vjollca Arapi në një prononcim për “Ballkanweb”, shprehet se familja e saj ka kërkuar drejtësi për bashkëshortin dhe se 3 fëmijët i ka në Itali.
Gjithashtu Vjollca Arapi shpreh keqardhjen për nënën e Jurgen Kurtit.
“E dëgjova në media për vrasjen. Me erdhi keq se ishte djalë i ri. Keqardhje për nënën e tij që i iku djali dhe i them se unë dhe familja ime s’kemi lidhje me atë ngjarje. Unë kam kërkuar burgun, drejtësinë, jo vdekjen e tij. Prokuroria e Tiranës erdhi dje ne banesën time dhe bëri kontroll. Më morën në pyetje, por unë nuk di gjë për vrasjen dhe 3 fëmijët e mi jetojnë në Itali. Drejtësia nuk u vu në vend për bashkëshortin tim sepse u ble me para”- tha ndër të tjera bashkëshortja e Agim Arapit.