Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e Egli Progës, Meta: Kjo qeveri po i vret qytetarët e po i fsheh këto ngjarje

15:23 14/08/2024
Reading Time: 3 min lexim

Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen në Pogradec ku humbi jetën 42-vjeçari, Egli Proga. Ai është shprehur se Policia e Shtetit është kthyer në “Policinë e Pushtetit” që ka humbur besimin e qytetarëvë, gjithashtu është struktuta më e urryer e popullit siç është parë në protestat e fundit ku ka ushtruar edhe dhunë. Ai shton se vizioni banditesk i shpallur nga Edi Rama nëpërmjet ministrit Blendi Çuçi, është buruim i vrullit të krimit. Sipas tij, përgjegjsia e plotë është e kryeministrit Edi Rama.

Deklarata e plotë e Ilir Metës:

“Krimi monstruoz i vrasjes së babait të dy fëmijëve në Pogradec, që u fsheh dhe u manipulua nga Narko-Policia, dhe për më rëndë akoma, që u relativizua nga “Drejtësia e Re” e Ramaformës, e cila liroi në sallën e gjyqit tre nga katër bashkëpunëtorët e vrasjes, është një ngjarje shumë e rëndë dhe tronditëse që revolton, dhe rrezikon çdo shqiptar.
Përpjekja tinzare shtetërore për të mbuluar një vrasje të paralajmëruar është prova më e freskët se në këtë vend nuk sundon shteti ligjor, por shteti i krimit, që inkurajon, mbulon dhe amniston krimet e gjobaxhinjve të Rilindjes, dhe bandave kriminale të “Rilindjes” të bëra njësh me pushtetin dhe policinë.
I shpreh solidaritetin më njerëzor dhe ngushëllimet më të ndjera familjes Proga, që humbi pabesisht njeriun e tyre të dashur, dhe që më rëndë akoma nuk po gjen drejtësi për një krim të kryer ditën për diell, në zemër të qytetit aq paqësor të Pogradecit dhe para syve të dhjetëra qytetarëve.
Ky krim monstruoz provon edhe njëherë fytyrën e urryer të Narko-Policisë Qeveritare, e njëjta që vrau Klodian Rashën tek dera e shtëpisë dhe që e manipuloi edhe atëherë vrasjen, duke i shtuar një pistoletë si shkaktar i një konflikti me policinë.
Qartazi Policia e Shtetit është shndërruar në Policinë e Pushtetit të krimit, që ka humbur jo vetëm besimin, por edhe misionin për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë.
Përkundrazi, është shndërruar në strukturën më të urryer të popullit, në dhunuesen më të egër të lirive dhe të drejtave të tij, siç e kemi parë së fundmi, edhe në protestën e fermerëve të Maliqit të Korçës, në aksin Thumanë-Kashar ku prindërit rrihen para syve të fëmijëve që mbajnë në krah, në shembjen e banesave të ligjshme në Tiranë, ku banorët nxirren me gaz nga shtëpitë e tyre, dhe kudo tjetër.
Nuk kemi të bëjmë me raste sporadike të shkëputura, por me vizionin banditesk, të shpallur botërisht nga Edi Rama nëpërmjet ministrit të Brendshëm në detyrë, në atë kohë Blendi Çuçi: “Nuk ka zhvillim pa krim”.
Këtu e ka burimin shkelja e ligjit nga uniformat blu, vrulli i krimit në të gjithë vendin, mungesa e rendit publik dhe rritja e pasigurisë së jetës.
Ndaj sot kemi drejtues të lartë policie të korruptuar e të inkriminuar, komisariate të tëra të kriminalizuara, që përfshihen direkt në trafik droge dhe atentate mafioze që porositen nga zyrat e Policisë, siç u provua në dosjen “Metamorfoza”.
Policia e bërë njësh me Partinë-Shtet, është kthyer në strukturën më gjigande të patronazhimit, të survejimit dhe vjedhjes së votave, siç është provuar edhe në dosjen 184, gjithashtu të amnistuar nga Ramaforma.
Krimi e ka “kumbarin” e tij në krye të Qeverisë.
Është kjo është arsyeja pse në 11 vite në pushtet Edi Rama, me ndihmën e NarkoPolicisë kanabizoi gjithë Shqipërinë, u hapi portet, aeroportet dhe të gjitha rrugët trafikantëve të drogës, “bekoi” vrasjet dhe atentatet mafioze në qendrat e qyteteve, me parrullën “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”. Përdori bandat me mbrojtje policore për vjedhjen e votave dhe dekonspiroi të gjitha aksionet për kapjen e të shumëkërkuarve.
Çdo shtet ka mafien e tij, por tashmë është bërë botërisht e njohur se në Shqipëri, mafia ka shtetin e saj. Ndaj, shporrja një orë e më parë e kumbarit të krimit, Edi Rama është prioritet kryesor dhe vendimtar për të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë!”

Etiketa: Egli ProgaIlir Meta

Të tjera

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën
Aktualitet

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga panoramike Shëngjin Velipojë sapo ka hyrë në qarkullim këtë pranverë, por një segment i saj pranë fshatit Rrjoll është...

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 dhjetori mban vulën e një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë sonë politike dhe shoqërore. Në vitin 1990,...

11:30 08/12/2025
Para
Horoskopi sot, 8 Maj 2024

Horoskopi sot: 15 Gusht 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

11:30 08/12/2025
Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

16:56 06/12/2025
Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

16:07 06/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.