Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Klinës në Kosovë, ku dy të rinj, 20 dhe 21 vjeç, kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një lokal.
Njëri nga viktimat u gjet pa shenja jete në vendngjarje, ndërsa tjetri ndërroi jetë rrugës për në spitalin Rajonal të Pejës për shkak të plagëve të marra.
Sipas drejtorit rajonal të Policisë, Shaban Shala, i dyshuari për ngjarjen është arrestuar pasi u largua nga vendi i krimit, dhe ai dyshohet të jetë djali i ish-kandidatit të LDK-së, Besim Hoti.
Prokurorja Sahide Gashi ka deklaruar se ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.