Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e 25-vjeçarit nga policia, Meta: Apel autoriteteve të zbardhin ngjarjen, përgjegjësi direkte e Lleshajt!

15:18 09/12/2020
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një 25-vjeçar u ekzekutua nga policia pas i iku me vrap efektivëve.

Me anë të një postimi të gjatë në  rrjetin social Facebook,  presidenti Meta ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së Klodian Rashës.

Po ashtu Meta i ka bërë apel autoriteteve që të zbardhin ngjarjen e rëndë sa më shpejt si dhe ka theksuar që përgjegjësia është direkte e të lartë dhe e drejtuesve të Policisë së Shtetit, si edhe e Ministrit të Brendshëm, të cilët nuk kanë mbajtur deri më sot qëndrime publike të qarta për zero tolerancë ndaj akteve të tilla.

Postimi i plotë:

Të dashur familjarë të të ndjerit Klodian Rasha,

Më lejoni T’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta, në rrethana tashmë të bëra publike, të djalit dhe të afërmit Tuaj, i vrarë me armë zjarri nga një punonjës i Policisë së Shtetit, ngjarje shumë e rëndë dhe e dënueshme, që na ka tronditur thellësisht të gjithëve.

Të dashur qytetarë,

Policia e Shtetit ka mision të ruajë rendin e sigurinë publike, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe Aktet Ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

Fatkeqësisht, të gjithë jemi bërë dëshmitarë, veçanërisht në dy vitet e fundit se, aktet e përdorimit të dhunës ekstreme dhe shproporcionale nga efektivë të caktuar të Policisë së Shtetit, kanë ardhur duke u përshkallëzuar.

Kjo është përgjegjësi direkte e funksionarëve të lartë dhe e drejtuesve të Policisë së Shtetit, si edhe e Ministrit të Brendshëm, të cilët nuk kanë mbajtur deri më sot qëndrime publike të qarta për zero tolerancë ndaj akteve të tilla.

Uniforma e Policisë së Shtetit është përfaqësuese e drejtpërdrejt e autoritetit shtetëror, por dhe e besimit që qytetarët kanë ndaj shtetit.

Për ta fituar dhe për ta mbajtur atë, duhet integritet, meritë, profesionalizëm, paanshmëri, pavarësi, vetëpërmbajtje dhe mbi të gjitha ligjshmëri dhe respektim i të drejtave e lirive themelore të njeriut.

Këto janë parimet mbi të cilat duhet të ushtrojë detyrën çdo efektiv policie.

Çdo akt tjetër përtej ligjit dhe misionit të saj, i kryer nga Policia e Shtetit dhe efektivët e saj, është i papranueshëm, nuk duhet të tolerohet, por duhet të ndëshkohet.

Ju bëj thirrje agjencive ligjzbatuese dhe autoriteteve të tjera shtetërore, t`i përgjigjen menjëherë nevojës së mbarë shoqërisë për drejtësi, përmes një hetimi të shpejtë, të plotë, të pavarur, objektiv dhe transparent për ngjarjen e rëndë të vrasjes së shtetasit Klodian Rasha.

I kërkoj Prokurorisë të hetojë intensivisht, të zbardhë të vërtetën dhe të vërë para përgjegjësisë menjëherë autorët e aktit kriminal, të kryer nga organi që ka pikërisht detyrën të mbrojë jetën e qytetarëve.

Zbardhja e plotë e ngjarjes së rëndë duhet të shërbejë, si një moment kthese dhe reflektimi mbi ligjshmërinë e akteve të Policisë së Shtetit, jo vetëm të një individi, por e të gjithë zinxhirit komandues, që nga mënyra e rekrutimit, trajnimit dhe orientimit të efektivëve të policisë, deri te nxitja e veprimeve apo sjelljeve jashtë kërkesave të ligjit, që më pas çojnë edhe në ngjarje të tilla, të papranueshme për të gjithë shoqërinë tonë.

I kërkoj Avokatit të Popullit të ndjekë nga afër këtë rast dhe të dalë me rekomandime të posaçme për Policinë e Shtetit e që duhet të adresohen menjëherë nga kjo e fundit.

I bëj thirrje shoqërisë civile të jetë më aktive në krah të mbrojtjes të të drejtave të qytetarëve në raport me veprimet e Policisë së Shtetit, e të monitorojë në mënyrë konstante veprimtarinë e saj.

KOHA PËR DREJTËSI ËSHTË TANI!/Gazetareforma.com/

Etiketa: Ilir MetaPostimireagimi

Të tjera

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Aktualitet

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin
Aktualitet

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Rreth 60 familje në Baks-Rrjoll të Velipojës janë në protestë prej ditësh. Mbrojnë një tokë prej rreth 1.46 milionë metrash...

19:14 09/02/2026
Para

Skandal në Kuçovë/ Pedofili 57-vjeçar abuzonte seksualisht prej 2 vjetësh me të miturën. Ngjarja dhe dëshmitë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.