Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasësi kamuflohet si avokat në Korçë, drejtori i policisë nuk lëviz as gishtin

18:17 16/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Një vrasës që sillet vërdallë nëpër dyert e gjykatave dhe policisë, si i natyralizuar në avokat, meriton ti kushtohet vëmendje, jo vetëm në media, por edhe duke u verifikuar me imtësi mbi aktivitetin kriminal që ai ushtron në këtë rajon.

Dhe një skandal i tillë ndodh në Korçë, në qytetin e çudirave dhe pikërisht në qytetin e kulturës. Aty ku vrasësi qarkullon si hije me licensë avokati, e dosje nën sqetull, dhe kërkon drejtësi për klientët e tij, ndërsa vetë nuk ka dhënë llogari për vrasjen e shokut të tij.

Ai vrasësi që policia dhe Prokuroria e Korçës, e kanë arrestuar dhe mbajtur në burg për më shumë se një vit për vrasjen e mikut të tij, e nga ana tjetër çuditërisht vetë institucionet e shtetit e presin krahë hapur, duke e pajisur me licensë e shërbime të tjera juridike.

Ky vrasës që shihni në këtë foto dhe që tashmë është natyralizuar në avokat, quhet Leonard Pasho, njeriu që Prokuroria e Korçës e ka arrestuar për ekzekutimin e Nikolin Sanellarit, ngjarje kjo e ndodhur në 13 janar 2008.

Vrasja e Sanellarit vijon të jetë ende e hapur në policinë e Korçës, ndërsa Drejtori i ri i kësaj policie, Ardjan Çipa, rri e veç bën sehir çdo ditë nga zyra e tij, killerin Leonard Pasho, që hyn e del në komisariat si i kamufluar në avokat.

Kjo është çudia dhe skandali i Drejtësisë Shqiptare, ku veç agronomë të pashkollë, përdhunues e hajdutë bëhen juristë, tashmë radhën për juristë dhe pse jo gjyqtarë e kanë dhe killera si, Leonard Pasho. Të vesh duart në kokë dhe njëherësh të vesh kujën, për një sistem të tillë ku jemi mbytur ne si shoqëri.

Babai, nëna dhe vëllai dhe e gjithë Korça e di që vrasësi i të riut Nikolin Sanellari, është Leonard Pasho që sot kamuflohet si avokat. Por, Ardjan Çipa, dhe shefat e tij në polici vijojnë e bëjnë sehir në rrugët e Korçës. Megjithëse fletët e kësaj dosje vijojnë të jenë të hapura, Çipa e shokët e tij polica vijojnë të mbajnë prangat në brez, duke mos vepruar.

Duke mos vepruar ndaj një killeri të shokut të vet, ndaj një sekseri të gjyqtarit, Olsi Xhavella, siç thotë gjyqtarja e arrestuar Mimoza Margjeka dhe ndaj një trafikanti droge.

Ky avokat ka rekorde kriminale në trafikun e drogës në Greqi, pjesëmarrës në “Grup të strukturuar kriminale” dhe pjesëmarrës në vrasjen e Nikolin Sanellarit, nuk mundet më të sfidojë organet e drejtësisë, pa dhënë llogari para ligjit për kryerjen e krimit të rëndë.

Ky killer që prej 6 muajsh është bërë pseudo-avokat, guxon të sfidojë ligjet e shtetit, duke shëtitur i lirë në Korçë, nën hundën e efektivëve të policisë kriminale.

Ky avokat që është subjekt i ligjit antimafia dhe operacionit të hetimit pasuror “Forca e Ligjit”, shumë shpejt, do japë llogari për plagët e shkaktuara familjarëve të Nikolin Sanellarit.

Viktima Sanellari është gjetur në makinën e tij i goditur me 5 plumba në trup, në rrugën rurale që lidh fshatin Barç me qytetin e Korçës. Ndërsa menjëherë pas ngjarjes, nga ana e forcave të policisë është bërë ndalimi i Leonard Pashos, i cili prej vitesh kishte lidhje shoqërore me viktimën, pasi Pasho bashkëpunonte me të në trafikun e drogës dhe kontrabandës.

Duke u bazuar në deklarimet e vëllait dhe babait të viktimës, prokuroria ka arritur në përfundimin se Sanellari dhe i arrestuari, Leonard Pasho, kanë qenë bashkëpunëtorë në veprimtari të dyshuara si të jashtëligjshme, koknkretisht në trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi.

Ky trafikant droge që më pas u kthye në vrasësin e bashkëpunëtorit të tij, Nikolin Sanellari, sot kamuflohet dhe lëviz si hije në rrugët e Korçës si avokat./ Marrë nga Pamfleti

Etiketa: avokatkamuflohetkorcevrasesi

Të lidhura

Ja ndarja e mandateve në Parlament me votat e numëruara deri tani
Aktualitet

Mbyllet numërimi në Qarkun e Vlorës, kush parti kryeson

Numërimi i votave në të gjithë Qarkun e Vlorës ka përfunduar. Nga 449 qendrat e votimit, Partia Socialiste ka siguruar...

10:45 13/05/2025
Përfundon numërimi në Qarkun e Beratit, rezultati
Aktualitet

Përfundon numërimi në Qarkun e Beratit, rezultati

Procesi i numërimit të votave në Qarkun e Beratit ka përfunduar, me Partinë Socialiste që ka siguruar 36,863 vota, ose...

10:39 13/05/2025
Para
Tabaku nga foltorja e Kuvendit: Paratë e tërmetit dhe pandemisë u përdorën për fushatë

Tabaku nga foltorja e Kuvendit: Paratë e tërmetit dhe pandemisë u përdorën për fushatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ja ndarja e mandateve në Parlament me votat e numëruara deri tani

Mbyllet numërimi në Qarkun e Vlorës, kush parti kryeson

10:45 13/05/2025
Përfundon numërimi në Qarkun e Beratit, rezultati

Përfundon numërimi në Qarkun e Beratit, rezultati

10:39 13/05/2025
Iu zhvatën 7 mln euro shtetasve gjermanë, SPAK jep pretencën për 13 të akuzuarit

Korrupsion gjatë zgjedhjeve, SPAK nis hetimet për një grup personash në Kukës

10:24 13/05/2025
Numërohet gati një e treta e votave, kush parti kryeson

“Forca Real Madrit!”/ Qytetari në Elbasan voton për ekipin e zemrës

10:10 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.