Gjykata për Krimet e Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm Fatjon Karmeshtnën.
Ky i fundit u shpall fajtor për vrasjen e Suela Sulës, me porosi të bashkëshortit të saj, Sadetin Sula.
Ndërkohë biznesmeni Sadetin Sula akuzohet për “vrasje me dashje, për shkak të marrëdhënieve familjare për arsye xhelozie”.
Vrasja, që u cilësua më parë si vetëvrasje, u krye nga Fatjon Karameshtna me urdhër të Sadetin Sulës.
Ngjarja ndodhi më 18 prill në 2016 në Shkodër. 38-vjeçarja, nëna e tre fëmijëve u gjet e mbytur në tualetin e mobilerisë që kishte ajo dhe burri.
35-vjeçari punonjës i mobilerisë, sipas Prokurorisë, ka mbytur gruan e pronarit Sadedin Sula, me urdhër të këtij të fundit.
Biznesmeni i frikësohej divorcit për përgjysmimin e pasurisë dhe akuzonte bashkëshorten për tradhti.