Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Von der Leyen përshëndet futjen e Kroacisë në Shengen dhe Eurozonë

18:40 01/01/2023
Reading Time: 2 min lexim

Në momentin e ndërrimit të viteve, kroatët iu bashkuan zonës së lëvizjes së lirë Shengen dhe monedhës evropiane Euro. Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vizitoi Kroacinë, vendin më të ri anëtar të Bashkimit Evropian, që përmbushi kështu aspiratat më të mëdha kombëtare që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë 31 vjet më parë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vizitoi të dielën Kroacinë, që sapo iu bashkua Euros dhe hoqi dhjetëra pika kufitare duke iu bashkuar kështu hapësirës më të madhe në botë të udhëtimit pa pasaporta.

Ky moment shënon një fillim të ri për vendin e vogël ballkanik prej 4 milionë banorësh që u vendos në epiqendër të vëmendjes ndërkombëtare tre dekada më parë për shkak të luftës brutale që shkatërroi gati një të katërtën e ekonomisë së vendit.

Zonja Von der Leyen e përshëndeti zhvillimin si një “ditë për t’u festuar”.

“Kjo është mbi të gjitha një ditë gëzimi dhe krenarie për popullin kroat. Është dëshmi e rrugëtimit tuaj të jashtëzakonshëm, punës suaj të madhe dhe vendosmërisë tuaj. Është një ditë feste jo vetëm për kroatët, por për të gjithë shtetasit evropianë. Nga ky moment, kufijtë ndërkombëtarë mund të kalohen lirisht pa kontroll”, tha zonja Von der Leyen nga pika kufitare në Bregana.

Bërja pjesë e zonës Shengen do të thotë se kroatët do të jenë tashmë ndër 420 milionë njerëzit që mund të lëvizin lirisht pa pasaporta në të 27 vendet anëtare.

Gjithashtu, bërja pjesë e Eurozonës do t’i ofrojë Kroacisë avantazhet e marrëdhënieve më të forta financiare me monedhën e 19-të vendeve të tjera që kanë monedhën Euro, si dhe me Bankën Qendrore Evropiane.

“Sot bëheni pjesë e një komuniteti prej 347 milionë evropianësh që përdorin Euron në jetën e tyre të përditshme. Euro na bën më të fortë brenda vendit. Lehtëson investimet dhe tregtinë ndërkufitare, duke e bërë ekonominë më të gjallëruar. Ndihmon në krijimin e vendeve të punës. Sjell stabilitet makroekonomik dhe besueshmëri. Si monedha e dytë më e rëndësishme në botë, Euro na bën më të fortë në skenën botërore”, tha zonja Von der Leyen.

Kjo do të lehtësojë edhe udhëtimin dhe sipërmarrjen, duke hequr pengesën e këmbimit të monedhës për kroatët dhe për dhjetëra mijëra turistët që vizitojnë këtë vend çdo vit për të shijuar bregdetin e mahnitshëm të Adriatikut./VOA

Të lidhura

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Partia Socialiste ka siguruar mandatin e nëntë në qarkun e Vlorës, duke e lënë Partinë Demokratike me vetëm 3 mandate...

19:58 13/05/2025
Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00
Aktualitet

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare vijon ende, me 5,132 kuti të numëruara nga gjithsej 5,225 në total. Procesi është...

19:29 13/05/2025
Para
Ukrainasit sfidojnë sulmet ruse, e presin me brohoritje Vitin e Ri 2023

Viti 2023 e gjen Maqedoninë e Veriut në krye të OSBE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

19:29 13/05/2025
Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë

Zgjedhjet parlamentare, rezultatet për Qarkun Fier deri në orën 19:00

19:16 13/05/2025
Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro  në Tiranë

Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro në Tiranë

19:09 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.