Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

VOA: Pushteti dhe opozita përplasen për sigurinë kibernetike

18:29 06/10/2022
Reading Time: 3 min lexim

Përfaqësuesit e Qeverisë së Shqipërisë dhe partitë opozitare janë përplasur për sigurinë kibernetike gjatë seancës parlamentare të 6 tetorit. Opozita e akuzoi Qeverinë e kryeministrit Edi Rama, se ka shpërdorur miliona lekë, por sistemet qeveritare ishin cak i sulmeve, për të cilat Tirana ka fajësuar Teheranin.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se sulmeve të tilla nuk u shpëtojnë as shtetet më të zhvilluara. Sulme të tilla ndodhin “edhe në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian dhe nuk është gjithnjë e mundur të parandalohen”, tha ajo.

Xhaçka u kërkoi deputetëve që të tregonin unitet përballë kësaj situate, dhe jo të ngrenë akuza për investimet e kryera.

“Rezultati i sulmit nga hakerët iranianë do të kishte qenë shumë ndryshe nëse nuk do të kishim investuar, aq sa kemi investuar për mbrojtjen e tyre. Sistemet tona rezistuan, ky është fakt dhe sot janë tërësisht funksionale. Ajo që dua t’i jap të drejtë kolegëve, është nevoja për të bërë më shumë në këtë drejtim. Jemi duke bërë pikërisht këtë, po punojmë me aleatët tanë të BE-së dhe të NATO-s. Ky është moment delikat që thërret për bashkim sepse vendi ynë është bërë pre e një agresioni të pajustifikuar”, tha Xhaçka.

Këtyre deklaratave iu përgjigj deputeti i subjektit opozitar, Partisë Demokratike, Helidon Bushati, duke e akuzuar ministren për “manipulim”.

“Ministrja tha se sulmohen edhe vende të tjera, por po manipuloni opinionin publik. Për 14 muaj kemi qenë të hakuar, kanë marrë të gjithë të dhënat. AKSHI [Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit] ka dështuar me sukses të plotë. Kjo ka qenë arritja e këtij institucioni”, tha Bushati.

Drejtorja e AKSHI-së, Mirlinda Karçanaj, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, janë thirrur për të raportuar javën e ardhshme në Komisionin parlamentar të Sigurisë për sulmet kibernetike dhe masat që duhet të ishin ndërmarrë për parandalimin e tyre.

Sulmi ndaj sistemeve qeveritare të Shqipërisë ndodhi më 15 korrik të këtij viti. Vetëm gjashtë ditë më vonë u arrit të riktheheshin në funksion 1.118 nga 1.225 shërbimet elektronike. Si pasojë e këtij sulmi, institucionet u detyruan të pezullojnë regjistrimin e fëmijëve në kopshte dhe shkolla. Gjithashtu u pezulluan edhe shërbimet për aplikimin dhe pajisjen me dokumente të identifikimit.

Më 7 shtator, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se sulmi ishte orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, që kishte angazhuar katër grupe, mes të cilave dhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar. Për këtë arsye Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin duke dëbuar ambasadorin dhe gjithë stafin e ambasadës iraniane në Tiranë.

Ndërkaq më 9 shtator 2022 u sulmua sistemi TIMS, duke shkaktuar probleme të mëdha në lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në pikat kufitare të Shqipërisë. Vetëm një ditë më pas, u publikua video e momentit kur punonjësit e policisë në aeroportin e Rinasit zbuluan se sistemi TIMS kishte qenë cak i sulmeve kibernetike. Video u publikua në faqen e grupit “HomeLand Justice” në Telegram.

Pas këtyre sulmeve, Shqipëria mori mbështetjen e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni vendosi sanksione ndaj Republikës Islamike për shkak të sulmeve ndaj Tiranës zyrtare. Irani ka mohuar se qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj sistemeve të Qeverisë shqiptare./VOA

Të tjera

Tragjedi ajrore në Kolumbi, rrëzohet avioni me 15 persona në bord, mes viktimave një deputet dhe një kandidat Kongresi
Bota

Tragjedi ajrore në Kolumbi, rrëzohet avioni me 15 persona në bord, mes viktimave një deputet dhe një kandidat Kongresi

Një tragjedi e rëndë ajrore ka tronditur Kolumbi, pasi një avion me 15 persona në bord është rrëzuar në një...

12:58 29/01/2026
Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore
Bota

Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

Protestat kundër regjimit iranian vijojnë të përshkallëzohen në disa qytete të vendit, ndërsa bilanci i viktimave po rritet nga ora...

13:42 10/01/2026
Para
Zv.Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane: Meta s’është i dëshiruar në kongresin tonë

Zv.Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane: Meta s'është i dëshiruar në kongresin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë mashtrim

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë mashtrim

14:08 02/02/2026
Nderi i dytë për Ulajn, Balluku firmos lejen e ndërtimit për resortin 1.460.549 m2 në Rrjoll

Nderi i dytë për Ulajn, Balluku firmos lejen e ndërtimit për resortin 1.460.549 m2 në Rrjoll

11:08 02/02/2026
Taksa 15% trondit pensionistët italianë në Shqipëri, letër e hapur Ramës

Taksa 15% trondit pensionistët italianë në Shqipëri, letër e hapur Ramës

18:50 01/02/2026
Nën hetim për 11 tendera 1.1 mld euro, Bardhi: Balluku po blen heshtjen

Nën hetim për 11 tendera 1.1 mld euro, Bardhi: Balluku po blen heshtjen

18:39 01/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.