Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

VOA: Irani, Arabia Saudite dhe 4 vende të tjera do të bëhen anëtare të bllokut BRICS

08:58 25/08/2023
Reading Time: 3 min lexim

Irani dhe Arabia Saudite janë në mesin e gjashtë vendeve të ftuara të enjten për t’iu bashkuar bllokut BRICS të ekonomive në zhvillim, në një lëvizje që tregoi shenja të forcimit të një koalicioni Kinë-Rusi, ndërsa tensionet e tyre me Perëndimin vazhdojnë të rriten.

Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina, Egjipti dhe Etiopia pritet gjithashtu të bëhen anëtare të BRICS nga 1 janari i vitit 2024, duke iu bashkuar anëtarëve aktualë Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut për të krijuar një bllok prej 11 vendesh.

Njoftimi erdhi pas dy ditë bisedimesh në një takim në Johanesburg, ku morën pjesë Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, Kryeministri indian Narendra Modi, Presidenti kinez Xi Jinping dhe Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa. Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në diskutime virtualisht pasi udhëtimi i tij në Afrikën e Jugut u ndërlikua nga një urdhër arrest i lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër tij për rolin e tij në luftën në Ukrainë.

Presidenti Putin përshëndeti gjashtë vendet përmes një video-lidhjeje. Ai nuk përmendi rrëzimin e një avioni të mërkurën në Moskë, që shkaktoi vdekjen e kreut të grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe disa ndihmësve të tij të lartë.

Pas thirrjeve disa mujore, kryesisht nga Kina dhe Rusia, për zgjerimin e grupit BRICS, pesë udhëheqësit e tij zhvilluan diskutime me dyer të mbyllura për dy ditë të martën dhe të mërkurën përpara se të dilnin me një marrëveshje për zgjerim dhe një listë të vendeve në ditën e fundit të takimit.

BRICS është një organizatë e bazuar në konsensus që kërkon që të gjithë anëtarët të bien dakord për vendimet e saj.

Blloku u formua nga Brazili, Rusia, India dhe Kina në vitin 2009 dhe shtoi Afrikën e Jugut në vitin 2010, duke e bërë njoftimin e së enjtes në qendër të distriktit financiar Sandton të Johanesburgut vendimin e tij më të rëndësishëm në më shumë se një dekadë.

Mohammad Jamshidi, këshilltari politik i Presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, e quajti anëtarësimin në BRICS një “fitore strategjike për politikën e jashtme të Iranit”.

“Urime për Udhëheqësin Suprem të Revolucionit Islamik dhe kombin e madh të Iranit”, shkroi Jamshidi në X, platformën që më parë njihej me emrin Twitter.

Presidenti Raisi mori pjesë në takim, ashtu si edhe ministri i jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan, i cili tha se mbretëria e pasur me naftë mund të jetë udhëheqëse e bllokut duke pasur parasysh burimet, pasurinë dhe qasjen në Detin e Kuq dhe Gjirin Persik.

BRICS aktualisht përfaqëson rreth 40 për qind të popullsisë së botës dhe më shumë se një të katërtën e PBB-së botërore, shifra këto që pritet të rriten pas zgjerimit të bllokut me vende të tjera. Anëtarët e rinj potencialë përfshijnë tre nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë: Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Iranin.

“Ky zgjerim është historik”,tha udhëheqësi kinez Xi. “Kjo tregon vendosmërinë e vendeve të BRICS për unitet dhe zhvillim”, shtoi ai.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mund të ofrojnë kapital të ri për Bankën e Re të Zhvillimit të bllokut BRICS. Megjithatë, ekonomistët vunë në dukje gjithashtu se Argjentina dhe Egjipti janë dy huamarrësit më të mëdhenj të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe kanë kërkuar paketa të shpëtimit financiar.

Etiopia, vendi i dytë në Afrikë për nga popullsia, me 120 milionë banorë, ka qenë në mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian lidhur me kritikat e tyre ndaj konfliktit të fundit në rajonin Tigray të vendit.

Presidenti argjentinas Alberto Fernández tha se anëtarësimi në BRICS është “një mundësi e re” që “na forcon”.

BRICS synon të përforcojë zërat e vendeve në zhvillim. Pesë anëtarët aktualë dhe dhjetëra vende të tjera në zhvillim të përfaqësuara në takim kanë bërë vazhdimisht thirrje këtë javë për një rend botëror më të drejtë dhe për reformim të institucioneve ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Shumë vende me ekonomi në zhvillim i shohin këto institucione si të udhëhequra nga Perëndimi dhe të padrejta ndaj tyre. Një numër i udhëheqësve të vendeve në zhvillim bën thirrje në fjalimet e tyre të ejten për reformim të këtyre institucioneve./VOA/

Të lidhura

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë
Aktualitet

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Një problem serioz me sistemin e “Raiffeisen Bank” ka shkaktuar panik mes mijëra klientëve në të gjithë vendin. Prej disa...

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza
Bota

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli ka paralajmëruar se nuk do të lejojë anijen me të cilën udhëton Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë të...

18:56 08/06/2025
Para
Hyn në fuqi ligji që e bën shpifjen vepër penale në Republikën Sërpska

Hyn në fuqi ligji që e bën shpifjen vepër penale në Republikën Sërpska

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

18:56 08/06/2025
Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

18:39 08/06/2025
Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

18:23 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.