Kreu i Partisë Demokratike ditën e sotme ka folur për rrjetet sociale si platforma të përdorura masivisht edhe nga partitë politike.
Ai pohoi se Partia Socialiste është më dominante në këtë fushë, pasi përdor armën e fuqishme të rrjeteve sociale. Por sipas Berishës pavarësisht përdorimit dominant të rrjeteve siciale si “Facebook”, “Instagram” apo “TikTok”, sërish Partia Socialiste është në disavantazh pasi nuk ka interesin e publikut.
Gjithashtu Berisha sugjeroi se secili anëtar i opozitës të jetë më i angazhuar në këto rrjete pasi po përdoren masivisht nga personat mbi 45-vjeç.
‘Një armë shumë e fuqishme që përdoret shumë më pak seç duhet janë mediat sociale, Facebook, Instagram, Tik Tok. Ne sot, partia në pushtet na dominon, ato kanë dyfishin, trefishin e postimeve krahasuar me ne. Por ata nuk kanë një gje, nuk kanë interesin e publikut, ne e kemi 2 herë më të lartë. Sa e shfrytëzon opozita. Kjo kërkon që ne të flasim në mediat sociale, të shkruajmë, të kritikojmë dhe të paraqesim alternativa. Ato janë ndër 45 vjec, mjeti kryesor i komunikimit.’- tha Berisha, duke shtuar: Nëse duhet të ecim drejt shtresës gri, pa të cilët nuk fitohet. Aftësia jonë për të tërhequr ata, përcakton fitoren. Ne duhet të jemi në lartësinë e misionit”, deklaroi Berisha.