Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vjosa hidrocentral, Zagoria zonë e mbrojtur, si qëndron e vërteta e lejes së kompanisë “Çinar”

18:28 25/06/2020
Reading Time: 4 min lexim

Mrekullia 270 kilometra e gjatë Vjosës, e shtrirë nga malet e Pindit në Greqi në Detin Adriatik, rrezikohet nga ndërtimi i një dige 25 metra të gjatë që pa dyshim do të shkatërrojë një nga pjesët ekologjikisht më të vlefshme të lumit.

Sipas ambjentalistëve, projekti i hidrocentralit do të shkatërronte të gjitha karakteristikat që ka lumi i Vjosës si ishujt me zhavorrë, pyjet aluviale dhe diversitetin e jetës së shpendëve. Gjithashtu banorët janë të shqetësuar se me gërryerjen e lumit, tokat e tyre do të përmbyten duke e bërë zonën përreth lumit të pajetueshme. Në Shqipëri planifikohet ndërtimi i rreth 400 hidrocentraleve, fakt i cili kërcënon të gjithë lumenjtë e Shqipërisë.

Por para disa kohësh  me propozim të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), Zagoria u shpa“Park Natyror” dhe në fund, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) e shpalli Zagorinë, “Zonë më Përparësi për Zhvillimin e Turizmit”.

Në Prill të vitit 2015 Ministria e Mjedisit lëshon Deklaratën Mjedisore dhe në 29 Korrik të vitit 2015 qeveria miraton 8 % pikë bonus për kompaninë “Çinar”. Në Shkurt të vitit 2016, Ministria e Energjisë shpall tenderin për konçesionin e pa kërkuar në Poçem. Fitues u shpall bashkimi i kompanive turke “Çinar”, dhe “Ayen Energji”, që nuk kishin asnjë konkurrent tjetër, kompani turke këto pa përvojë në fushën e energjisë dhe me kapacitete modeste.

Por pyetja që ngrihet për këto dy zona kaq të rëndësishme është se kush i jep lejet për këto ndërtime?

Ministria e Energjisë dhe Industrisë lajmëroi dhënien me koncesion 35 vjeçar të ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit në Luginën e Vjosës.

Ky vendim është marrë përkundër kundërshtive dhe kritikave të forta publike për shkak të ndikimit negativ që ndërtimi i hidrocentralit do të ketë në Luginën e Vjosës, një nga pasuritë më të mëdha natyrore të vendit.

  • Gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2015, Kryeministri Rama deklaroi në Tepelenë se “do të transformonte luginën e Vjosës në një park kombëtar, nuk do të lejonte shkatërrimin e saj nga hidrocentralet dhe do të zhvillonte turizmin dhe bujqësinë në parkun e madh të Vjosës.”
  • Një muaj më vonë, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, Këshilli i Ministrave miratoi pranimin e një kërkese të pa kërkuar nga një firmë turke, Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm San Ve Tic Ltd.Şti, për të marrë me koncesion ndërtimin dhe shfrytëzimin e hidrocentralit të Poçemit.
  • Kompania Çinar është një kompani e vogël turke me përvojë vetëm në gërmime dheu dhe transporte inertesh dhe pa asnjë asnjë përvojë në fushën e ndërtimit dhe menaxhimit të hidrocentraleve, apo të energjisë në përgjithësi.
  • Vendimi i Këshillit të Ministrave për fillimin e procedurave për ndërtimin e hidrocentralit ngjalli reagime nga qytetarët e grupet mjedisore, të cilët protestuan kundër qeverisë duke kërkuar anullimin e çdo plani ndërtimor në Luginën e Vjosës.
  • Pavarësisht, reagimeve publike qeveria vendosi vazhdimin e planeve të saj. Në shkurt 2016, Agjencia e Prokurimit Publik shpalli garën për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit me koncesion 35 vjeçar, duke i dhënë kompanisë Çinar një bonus prej 8 përqind të pikëve.
  • Në garë u prezantua vetëm Çinar në konsorcoum me kompaninë Ayen Enerji Anonim Şirketi —kompani e mesme me aktivitet në fushën e energjisë në Turqi.
  • Në prill 2016, Parlamenti Evropian, në rezolutën për Shqipërinë, i kërkonte sërish qeverisë të tërhiqej nga planet për hidrocentrale në Luginën e Vjosës dhe të investonte për ta kthyer luginën në një park të mbrojtur kombëtar.
  • Ekspertët e mjedisit pranë Parlamentit Evropian deklaruan se ndërtimet e hidrocentraleve në lumin e Vjosës, nëse do të bëhen, janë të paligjshme. Qeveria nuk ka bërë studimet dhe vlerësimet e thelluara të ndikimit në mjedis siç parashikohet në ligj, si dhe nuk ka përfshirë qytetarët në procesin e vendimmarrjes të parashikuar në konventat ndërkombëtare.
  • Më datë 3 maj 2016, Ministria e Energjisë dhe Industrisë lajmëroi se fituesi për marrjen me koncesion 35 vjeçar të hidrocentralit të Poçemit është bashkimi i dy kompanive turke.
  • Përfitimet ekonomike apo sociale të projektit nuk janë bërë asnjëherë publike nga qeveria, pasi çdo procedurë është bërë në mënyrë jotransparente.

 Zagoria është shpallur zonë e mbrojtur ndërkohë që për Vjosën e cila është shumë pranë saj është dhënë vendimi për ndërtimin e një hidrocentrali i cili do të jetë shkatërrues për llojin e Vojsës.

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Zjarr në Patos, digjen ullishtet pranë puseve të naftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.