Djelal Ferati, 38 vjeç, banues në Shkup, është arrestuar nga policia në doganën e Morinës për shkak se rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga “Interpol” Belgjikë, pasi autoritetet gjyqësore në Antwerp, e kanë dënuar me tri vite burg për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja”.
Njoftimi i policisë:
“Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja”.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Djelal Ferati, 38 vjeç, banues në Shkup.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel/Belgjikë, pasi autoritetet gjyqësore në Antëerp, Belgjikë e kanë dënuar me 3 vite burg për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga legjislacioni penal i Belgjikës.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin”, shkruhej në njoftimin e Policisë.