Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vjedhës apo bamirës? Në burg se jepte bombola oksigjeni, qytetari e mbron: Më ndihmoi për babain!

14:17 18/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ndihmonte me bombola oksigjeni të sëmurët me Covid që trajtoheshin në shtëpi. Drejtoria e Spitalit e trajtoi Mensur Shtyllën si vjedhës dhe ai përfundoi në burg. Në fakt deri tani, sipas prokurorisë, nuk ka prova se ai ka përfituar ekonomikisht nga shpërndarja e bombolave. Madje qytetarët shprehen se ai i ka ndihmuar, pasi kishin nevojë për të mjekuar të afërmit e sëmurë, që i kishin në shtëpi.

Hetimi

Gjatë marrjes në pyetje, Mensur Shtylla ka deklaruar se ai ka rreth 16 muaj që punon në spitalin e Kavajës me detyrë oksigjenist. Ai është shprehur se ka marrë bombola nga Spitali dhe ua ka dhënë banorëve të ndryshëm të Kavajës për shkak të nevojave që kanë pasur në këtë periudhë pandemie, pasi si qytetar i Kavajës ai kishte njohje me ta. I ripyetur nga prokurori ai ka deklaruar se “unë kam vepruar vetë, kam pasur kopje çelësi dhe nuk kam bashkëpunuar me ndonjë person tjetër. Nuk kam njoftuar eprorët e mi për këto veprime që kam kryer”.

Në dosje thuhet se nuk ka asnjë detaj që të vërtetojë se i akuzuari përfitonte ekonomikisht. Ndërkohë që ai është lënë në “arrest me burg”.

Dëshmia e qytetarit

Në dosjen jepet edhe dëshmia e një qytetari me emrin Eduart Cara i cili tregon se si i kishte marrë 7 bombola oksigjeni nga Mensur Shtylla.

“Unë kam njohje me këtë person dhe kam pasur rreth 2 muaj më parë babën tim me Covid-19 dhe akoma është i sëmurë në shtëpi dhe në përkujdesje mjekësore e familjare. Dhe duke qenë se Mensuri punonte oksigjenist ke Spitali Kavajës, unë i jam lutur shoqërisht që të më sillte fillimisht një bombol oksigjeni dhe kam shkuar dhe e kam marre atë me mjetin tim.

Dhe duke qenë se baba im ishte dhe vazhdon i sëmurë unë i kam marrë Mensurit dhe 7 copë bombola oksigjeni ke spitali dhe konkretisht në pjesën e pasme të spitalit ke depoja e oksigjenit, të cilat i ka nxjerrë”, ka deklaruar Cara.

Denoncimi

Denoncimin në polici e ka bërë drejtoresha e spitalit të Kavajës, Loredana Kapidani, e cila deklaron se nga kontrolli ka figuruar se nga 30 bombola oksigjeni që duhet të ishin në spital, janë gjetur vetëm 6, pra mungonin 24.

“Bëmë një mbledhje. Në bisedë Mensur Shtylla na komunikoi se ai do t’i sillte këto 24 copë bombola, por pa dhënë detaje se ku ishin ato. Më pas i dhamë afat 5 ditë për t’i sjellë dhe e pezulluam nga puna deri në zgjidhjen e problemit. Më pas u gjetën 21, domethënë Mensuri kishte risjell në depo 15 bombola”, ka deklaruar drejtoresha. Më pas drejtoresha ka thënë se është konstatuar se Shtylla nuk kishte dorëzuar as faturat e pagesës së oksigjenit. Pas këtij konstatimi është vendosur shkarkimi i tij.

Në mënyrë administrative, në raport me spitalin, Mensur Shtylla është vjedhës, por në lidhje me qytetarët, ai i ka ndihmuar në ditë të vështira. Nëse Shëndetësia do t’ua siguronte vetë këto bombola oksigjeni qytetarëve, nuk do të kishte nevojë që këtë ta kryente fshehurazi ky punonjës i spitalit

/Gazetareforma.com/

Etiketa: bombolacovidkavaje

Të lidhura

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik
Aktualitet

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Një grup i strukturuar kriminal që operonte përmes një platforme të rreme investimesh online është goditur nga një operacion ndërkombëtar...

20:20 13/05/2025
Para

Ekzekutimi i babë dhe bir, dy anëtarët e fisit Çapaj u kallëzuan nga i penduari  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

19:29 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.