Ditën e sotme do të vizitojë Shqipërinë presidenti i Ukrainës, Zelenskyy, pasi do të mbahet në Tiranë Samiti për Ukrainën dhe vendet e Ballkanit Perendimor.
Lidhur me mbarëvajtjen e këtyre aktivitetetve, polica ka marrë masat e nevojshme.
Drejtori për Sigurinë Publike Rebani Jaupi, në një konferencë për media ka zbuluar detaje nga plani i masave që do të ndërmerren për sigurimin e rendit.
Ai ka zbuluar se pjesë e masave do të jetë bllokimi i disa rrugëve.
“Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Gardën, ka hartuar një plan për sigurimin e rendit para dhe gjatë këtij samiti. Janë marrë masa për menaxhimin e trafikut, do të ketë bllokim të shkurtër.”, -tha Jaupi. Ai ka zbuluar se do të ketë një bashkërendim me Ambasadën e Ukrainës si dhe parashikohen edhe forca të presidentit Zelensky.