Edhe banorët e Patosit kanë protestuar sot kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, pas atyre të Roskovecit.
Banorët bllokuan sot në orën 13:00 aksin kryesor hyrës në qytet, duke deklaruar se kryeministri Rama është i padëshirueshëm për qytetin e tyre.
Protestuesit e mbajtën për rreth një orë të bllokuar aksin hyrës, duke protestuar me thirrjet “Rama ik”, “Rama ik”, “Poshtë komunistët”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën” dhe “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”.