Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vizita e Pelosit trazoi shumë ujra, reagon ministri i Tajvanit

17:57 13/08/2022
Reading Time: 2 min lexim

Situata është mjaft e tensionuar midis Kinës dhe Tajvanit pas vizitës së diplomates së lartë amerikane Nancy Pelosi. Gjatë këtyre ditëve kemi parë që të ketë përgatitje ushtarake dhe stërvitje në afërsi të kufijve ndarës. Ministri i Jashtëm i Tajvanit thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se delegacionet ndërkombëtare janë “më se të mirëpritur” për të vizituar Taipein. Komentet e ministrit Joseph Ëu pasojnë reagimin e ashpër të Kinës ndaj vizitës së zonjës Pelosi në Tajvan. Korrespodenti Bill Gallo raporton nga Taipei.

Ushtria e Kinës i është afruar Tajvanit më shumë se kurrë më parë, duke e rrethuar ishullin dhe duke treguar forcën. Pekini madje bëri stërvitje duke përdorur edhe raketa balistike që kaluan sipër Tajvanit. Gjithë zemërimi i Kinës erdhi pas vizitës së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Taipei.

Por në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, ministri i Jashtëm i Tajvanit thotë se Kina nuk do ta pengojë ishullin e vetëqeverisur të mirëpresë delegacionet e ardhshme.

“Kushdo që dëshiron të vijë në Tajvan për të treguar mbështetjen e tij, është më se i mirëpritur të na vizitojë. Dhe kjo nuk duhet të ndalet nga Kina”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Ligjvënës të tjerë të lartë amerikanë kanë thënë tashmë se ata gjithashtu së shpejti do të bëjnë udhëtime solidariteti në Tajvan duke rrezikuar një reagim më të furishëm nga Pekini.

“Ne duhet të kujtojmë se nëse po bëjmë gjërat e duhura, zemërimi kinez nuk duhet të na ndalojë ta bëjmë këtë. Ata gjithmonë mund të gjejnë justifikime për të kërcënuar ushtarakisht Tajvanin”, thotë Ministër i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Ëu.

Edhe pse Kina thotë se stërvitjet e saj ushtarake kanë përfunduar, kërcënimi nuk ka mbaruar. Avionët e Kinës vazhdojnë të kalojnë kufirin de facto në ngushticën e Tajvanit.

“Kjo është një shenjë e qartë se Kina po shkatërron status quo-në dhe paqen dhe stabilitetin në këtë zonë. Dhe unë mendoj se populli tajvanez gjithashtu po e vëzhgon këtë.”

Një sondazh i fundit tregoi se vetëm 1.6% e tajvanezëve mbështesin bashkimin me Kinën. Disa diplomatë kinezë kanë përdorur kërcënime duke sugjeruar që tajvanezët të “riedukohen”.

I pyetur për ato komente shefi i diplomacisë së Tajvanit reagoi duke qeshur.

“Liria dhe demokracia janë pjesë e jetës sonë. Dhe ne besojmë në këtë. Dhe nëse qeveria kineze dëshiron ta ndryshojë këtë, populli tajvanez do të thotë: Jo.”

Qeveria e Tajvanit kundërshton gjithashtu kërcënimet e Kinës, duke thënë se ajo nuk do të pengohet të kryejë politikën e saj të jashtme./VOA

Të lidhura

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje
Aktualitet

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

Në kulmin e sezonit turistik, sjellje të papranueshme dhe arrogante nga vizitorët po cenojnë rëndë pasuritë më të çmuara natyrore...

19:46 08/07/2025
Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin
Bota

Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

Një operacion ndërkombëtar i kordinuar mes autoriteteve italiane, spanjolle dhe shqiptare, me mbështetjen e Europolit, ka çuar në shkatërrimin e...

19:11 08/07/2025
Para
Prishtina merr vendimin e çuditshëm, ja për çfarë bëhet fjalë

Prishtina merr vendimin e çuditshëm, ja për çfarë bëhet fjalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

19:46 08/07/2025
Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

19:11 08/07/2025
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve

Flakët përfshijnë kodrën me pisha në Poliçan, zjarrfikësit ndërhyjnë në terren

18:52 08/07/2025
Aksident i rëndë në Maliq/ Mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Maliq/ Mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

18:40 08/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.