Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Viti më i keq i dy dekadave të fundit’/ Guvernatori Sejko konfirmon ‘gropën’ ekonomike: Ja sa vende pune humbëm…

15:56 10/12/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pandemia e koronavirusit duket se i ka dhënë “shtymën e fundit” në greminë ekonomisë shqiptare, e cila prej disa vitesh po lëngonte nga një krizë e zgjatur.

Falimentimi dhe mbyllja e qindra bizneseve ka bërë që ekonomia shqiptare të njohë këtë vit (2020), periudhën më të keqe të dy dekadave të fundit.

Kjo gjë nuk është më një parashikim ekspertësh, por një deklaratë zyrtare bërë nga vend kreu i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Gent Sejko.

Ai ka deklaruar sot se “pandemia ka goditur fort ekonominë shqiptare, e cila, si pasojë, përjetoi ngushtimin më të fortë të prodhimit të brendshëm bruto, në dy dekadat e fundit, në -10.2%, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020”.

Duke folur në “Workshop-in XIV të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore”, Guvernatori Sejko, është shprehur se, krahasuar me vitin 2019, ekonomia shqiptare ka humbur rreth 50 mijë vende pune.

“Të dhënat makro nga tregjet e punës tregojnë se, krahasuar me fundin e vitit 2019, ekonomia shqiptare humbi rreth 50 mijë vende pune, e barasvlershme me një rënie vjetore të punësimit prej 3.6%.

Si rrjedhim, norma e papunësisë u rrit në 11.9%. Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, inflacioni, në tremujorin e tretë, ra në 1.4%, nga 1.9% në tremujorin e kaluar”,- ka thënë Sejko.

Rritet papunësia

INSTAT raportoi sot në të dhënat e Anketës së Forcës së Punës se, në tremujorin e tretë 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,3 %. Gjatë këtij 3-mujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2019, numri i të punësuarve gjithsej u ul me 1,2 % (14,500 persona), ndërkohë krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, ky tregues u rrit me 2,8 % (32,497 persona).

Në 3-mujorin e tretë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,6 %.

Krahasuar me 3-mujorin e tretë të vitit 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,2 pikë përqindje, ndërkohë krahasuar me tremujorin e dytë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,3 pikë përqindje.

Në tremujorin e tretë të vitit 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 69,8%.

Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 61,8 %, ndërsa për burrat ky tregues është 77,9 %. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 16,1 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është ulur me 0,2 pikë përqindje dhe për burrat është rritur me 0,2 pikë përqindje.

Rikuperimi shumë i vështirë

Do të duhen të paktën dy deri në tre vite që ekonomia e Shqipërisë të arrijë në nivelin e para pandemisë, por kjo në skenarin më optimist të saj.

Kreu i BSH-së, është munduar që situatën e vështirë ekonomike ta paraqesë më gri duke “injektuar” optimizëm, pasi ka pretenduar se gjërat mund të rregullohen pas disa vitesh.

Ndër të tjera ai shtoj se, masat që janë marrë nga Banka e Shqipërisë kanë ofruar stimul monetar të nevojshëm për të mbështetur funksionimin normal të tregjeve financiare dhe për të siguruar fluksin e kredisë në ekonomi.

Megjithatë, Sejko theksoi se, ende parashikimi ekonomik për të ardhmen shoqërohet nga një nivel i lartë pasigurie.

Pasiguria mbetet

“Në periudhën afatshkurtër, rreziqet lidhen më së shumti me pasigurinë e vetë pandemisë, ashpërsinë e saj, kohëzgjatjen dhe rikthimin e mundshëm të masave kufizuese.

Në periudhën afatgjatë, rreziqet lidhen me dëmtimin afatgjatë mbështetur nga kapacitetet prodhuese dhe kërkesa e brendshme, si dhe nga ndryshimi i mundshëm strukturor në ekonomi, si rezultat i sjelljes së ndryshuar të agjentëve ekonomikë.

Ne jemi të sigurt se evidencat, analizat dhe parashikimet e bazuara në punën kërkimore do të ofrojnë informacionin e saktë dhe në kohë për orientimin dhe koordinimin e politikës”,- tha ai.

Sejko tha se, kriza pandemike ka sjellë një ndryshim të instrumenteve dhe rolit tradicional të bankave qendrore.

Por, ai nënvizoi se instrumentet që po përdorin bankat qendrore të vendeve të zhvilluara mund të mos jenë të zbatueshme dhe të efektshme në ekonomi si Shqipëria.

/GazetaReforma.com/

 

Etiketa: ekonomigent sejkogropaGuvernatori

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Polici çohet në gjykatë me akuzën e vrasjes për  “vetëmbrojtje”, shtyhet seanca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.