Qyteti i Shkodrës u trondit mbrëmjen e sotme nga një krim në familje, ku Fabian Vukaj, vrau motrën e tij Diana Vukaj me armë zjarri. Ka dyshime se ngjarja ka ndodhur para tre ditësh, kur viktima ishte kthyer nga Gjermania. Drejtori i policisë së Shkodrës, Paulin Çupi ka folur më shumë rreth krimit të rëndë, duke thënë se do e vendosë ekspertiza se sa ditë kishte viktima në dhomën e gjumit, ku është gjetur e pajetë. Çupi tha se autori është në kushte depresioni dhe nën efektin e alkoolit dhe është arrestuar nga policia.
“Rreth orës 22:30 sonte në sallën operative është marrë një telefonatë që shtetasja Diana Vukaj ka dy ditë që ka humbur kontaktet me njerëzit e saj . kemi organizuar shërbimet, verifikimi i parë në banesë ku është gjetur e pajetë e moshës rreth 60 vjec. Menjëherë është ushtruar kontroll dhe në rrethinat pranë është kapur dhe ndaluar vëllai i saj Fabian Vukaj rreth 56 vjeç. Ngjarja është e rëndë. Diana Vukaj është emigrante është kthyer nga Gjermania para tre ditësh. Kufoma është brenda në banesë, në dhomën e saj të gjumit. Autori i dyshuar është në kushte depresioni dhe nën efektin e alkoolit. Është kapur nga shërbimet e Policisë. Sa ditë ka kufoma? Do ta vendosi ekspertiza”, deklaroi Çupi.