Në prangat e policisë kanë rënë dy persona të tjerë në kuadër të operacionit “Fati i Lojërave”. Një 44-vjeçar me inicialet I.K., dhe një 24-vjeçar me inicialet Xh.I., kishin kthyer lokalin në rrugën ‘’Studenti’’ në një qendër lojërash fati dhe i vendosnin nëpërmjet aplikacioneve dhe celularëve.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tyre, në rrugën “Studenti”, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularët e tyre.
Njoftimi nga Policia
Tiranë
Vijon operacioni “Fati i lojërave”.
Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen 3 njësi kompjuteri, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë të kundërligjshme të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
I.K., 44 vjeç dhe Xh. I., 24 vjeç.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tyre, në rrugën “Studenti”, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularët e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.