Një familje me 4 anëtarë, dy bashkëshortët dhe dy fëmijët e tyre janë shuar mëngjesin e sotëm në një aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e njohur si “Kripa” në orën 08:23. Aksidenti dyshohet se ka si pasojë goditjen e fortë që automjeti tip Audi, i ka bërë familjes që ndodhej në makinën tip “Toyota”, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 3 anëtarëve të familjes dhe të vajzës së tyre të vogël, disa minuta më pas, pasi ajo u nxorr nga automjeti i copëtuar.
Si ndodhi aksidenti?
Familja ishte duke udhëtuar në autostradën Fier-Vlorë në drejtim të Vlorës, në momentin kur janë goditur nga makina “Audi”, nga mbrapa. Pasi ka goditur me fuqi “Toyota-n”, makina është përplasur me shtyllën e energjisë elektrike dhe më pas ka dalë nga rruga. Forca goditëse e Audi-t ka qenë e madhe, duke shkaktuar daljen e menjëhershme nga rruga të makinës “Toyota” e cila u copëtua nga goditjet.
Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë e automjetit tip “Audi”, që ka shkaktuar aksidentin. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i makinës ndodhen në spital ku po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndërsa pritet të zbardhen identitetet e viktimave dhe të personave të përfshirë në aksident.
Këto janë pamjet e trishta që vijnë nga tragjedia që iu mori jetën 4 anëtarëve të një familjeje në Vlorë, të cilët ishin duke udhëtuar ditën e sotme në në autostradën Fier-Vlorë. Ata ndodheshin në automjetin tip “Toyota” që siç shihet në pamje është totalisht i shkatërruar, ndërsa kamerat e mediave lokale kanë fiksuar momentet e trishta, kur vajza e mitur e familjes nxirret e pajetë nga makina.
https://www.youtube.com/watch?v=03sQWRq-Zz0