Jose Mourinho e ka në karakter dhe tipin e tij të japë gjithmonë skena spektakolare. Mbrëmjen e djeshme, në një farë mënyrë ishte edhe i detyruar.
Teksa ekipi i tij, Tottenham po humbiste ndaj Chelsea në EFL Cup me shifrat 0-1,mbrojtësi i tij, Dier, la fushën e lojës për pak sekonda sepse i duhej të shkonte në tualet prej një krize, dhe e la ekipin me 10 vetë.
Në atë moment Chelsea rrezikoi portën për të shënuar golin e dytë, dhe kjo e acaroi Mourinhon, i cili u fut vetë në dhomat e zhveshjeve për të parë futbollistin e tij, teksa ecja dhe gjestet tregojnë se ishte tejet i nervozuar.
Një situatë komike, por që nuk qetësoi Mourinho-n, i cili turfulloi në pankinë derisa Totenhem barazoi me anë të Lamela, pak minuta para fundit. Në fund, takimi u mbyll në barazim dhe falë penalltive Tottenham kaloi në turin tjetër.
/GazetaReforma.com/