Pamje të tmerrshme vijnë nga Gjermania. Pronari i një marketi në Këln, është sulmuar me thikë nga një shqiptar.
Kamerat e sigurisë kanë fiskuar të gjithë skenën, ku një burrë shihet që hyn brenda dhe shkon në banak, aty ku fillon direkt të sulmojë pronarin.
I lënduar ka mbetur 53-vjeçari Ihsan Ergin. Ky i fundit u shpreh se për pak ka humbur jetën, pa asnjë arsye. Agresori shqiptar rreth të 30-ave, dyshohet se merret me trafikimin e drogës në Këln. Mendohet se motivi mund të ketë qenë arsye xhelozie.
Shqiptari dukej se pëlqente një punonjëse të marketit, por ai kishte dyshime se pronari kishte lidhje me të. Nga ana tjetër, Ergin i mohon këto pretendime duke shtuar se pasi u plagos, ai e ka pushuar punonjësen. Autori vijon të jetë në arrati.
https://streamable.com/8qlj8r
/GazetaReforma.com/