Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

VIDEO/ Kardhiq-Delvinë i ngel Ramës si ‘dopjo gjashta’… bashkë me Belindën njoftuan nisjen e punimeve për tunelin

22:24 10/10/2020
Reading Time: 4 min lexim

Vetëm një ditë më parë në Asamblenë e PS-së, në Tiranë, kryeministri Rama, renditi infrastrukturën si një nga shtyllat ku do të mbështetet mandati i tij i tretë i qeverisjes.

Edhe pse në 7 vite ka derdhur milionat dhe po ashtu ka marrë miliona borxhe, rrugët Ramës i kanë “mbetur rrugëve”.

E tillë është edhe ajo Kardhiq-Delvinë, të cilën kryeministri Rama e ka shpallur si të përfunduar, por vetëm në 3D, pasi punimet për të kanë ngecur me kohë.

Ai dhe ministrja e tij Belinda Balluku, shkuan në lotin 4 të rrugës që lidhet me lotin 7, që është tuneli i Kardhiqit dhe shpallën të filluara punimet për tunelin.

Ishte data 10 gusht 2020, kur Kryeministri me gëzim tha se vepra do të përfundojë për 1 vit, ndërsa ministrja tregoi për premtimin që kompania ka bërë se do ta përfundojë tunelin në gjysmën e kohës së kërkuar, pra në 12 muaj nga 24 që është parashikuar.

“Këto janë fakte, jo opinione”, do thoshte Kryeministri dje, në mbledhjen e asamblesë, 2 muaj pasi shpalli fillimin e punimeve të tunelit nga kompania Gjoka.

Për t’u marrë me faktet e vërteta shërben një letër zyrtare që kompania “Gjoka” i ka çuar Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Letra mban datën 10 shtator 2020 dhe tregon që punimet, jo vetëm nuk kanë filluar në 10 gusht, por nuk mund të fillojnë as në 10 tetor, që është sot, 2 muaj pas kronikës së shpërndarë nga Kryeministria.

Në shkresën zyrtare, kompania “Gjoka” shpreh gjithë habinë e saj për situatën që e ka gjetur në terren. Tuneli nuk qenka aq i thjeshtë sa mendohej, fondet nuk qenkan të mjaftueshme, sepse terreni është më i vështirë dhe informacioni i ARRSH shumë i vakët.

Pra problemin sipas kompanisë “Gjoka”, e ka ARRSH, që me një fond limit 20 milionë euro, shpalli një tender (me çelësa në dorë) të ngjashëm me të gjithë tenderët e mëparshëm, për ato që quhet veprat e mëdha në rrugë dhe që përfshijnë tunelet dhe urat.

Tenderi i ARRSH-së

Tenderin që ARRSH-ja ia dha një kompanie italiane, kompania “Gjoka Kontruksion” e apeloi në Komisionin e Prokurimeve Publike (KPP), pasi kishte çuar ofertën më të ulët, me 5 milionë euro më pak.

Fondi limit ishte 20 milionë euro, dhe oferta e kompanisë “Gjoka” ishte 15 milionë euro. ARRSH nuk ia dha sepse kishte një Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM), që e ndalonte t’i jepte tenderin një kompanie që ka ende një kontratë ku nuk ka kryer 70% të punimeve.

Bëhej fjalë për rrugën e “Arbrit”, që po ndërtohet nga kompania në fjalë dhe në atë kohë nuk ishin kryer as 70% të punimeve. Gjoka nuk plotësonte as kushtin që të kishte kryer më parë një vepër të madhe si tuneli, sepse nuk e kishte përfunduar akoma tek rruga e “Arbërit” dhe nuk e ka përfunduar akoma as sot.

Çështja u zgjidh duke shkarkuar drejtoreshën e ARRSH-së që çuditërisht zbatoi ligjin, duke anuluar VKM-në me efekt prapaveprues dhe duke ia dhënë “Gjoka Konstruksion” me 15 milionë euro, të drejtën për të ndërtuar tunelin e Kardhiqit.

Sot kompania, jo vetëm që nuk i ka filluar punimet, por shkruan zyrtarisht që 15 milionë eurot nuk mjaftojnë, dhe se duhen rreth 2 milionë euro më shumë, sepse tuneli qenka në luginë dhe këtë nuk e dinte…

Pastaj thotë që, tuneli lidh lotin 4 me lotin 6, duke harruar që lotin 6 e ndërton pikërisht “Gjoka Kontruksion”.

Si mund të mos e dinte terrenin, si mund të mos i njihte kushtet teknike, kur është duke ndërtuar pikërisht aty ku lidhet tuneli me pjesën tjetër të rrugës? A mjaftoi informacioni për kompaninë italiane që ofroi ndërtimin e tunelit me 20 milionë euro, sa fondi limit?

Letra e “Gjoka-s”

Shkresa zyrtare që “Gjoka” i drejton ARRSH, e përjashton mundësinë e tunelit në gjurmën e kërkuar nga ARRSH dhe e zhvendos atë në të majtë ose në të djathtë, duke ndjekur pjesën shkëmbore të malit, pra pjesën ku nuk ka shumë nevojë për punime mbrojtëse dhe ku çarja e malit nuk bëhet me mjete moderne, por me mina. Kjo ul ndjeshëm koston në parim, por jo në realitetin që ofron “Gjoka”.

Ai e llogarit si rritje gjatësie të tunelit dhe si rrjedhim rritje të kostos. Në 2 variantet që i ka paraqitur ARRSH-së, “Gjoka” kërkon 15 milionë euro për variantin e parë (ana e majtë e malit) dhe 25 milionë euro për variantin e dytë (ana e djathtë e malit).

I sugjeron dhe ARRSH-së të zgjidhet ana e majtë që ka më pak kosto, ndërkohë që kostoja më e ulët që ofron është 2 mln më shumë se ajo me të cilën e ka fituar tenderin, ndërsa variant i dytë ka kosto 5 milionë euro më të lartë se fondi limit.

Nuk mbaron këtu, në variantin më të lirë që ka ofruar, projekti parashikon një tunel me kthesë, me rreze 500 metra, që është kërcënim më i madh se Qafa e Muzinës për udhëtarët.

Është i papranueshëm në teori, por ndoshta mund të pranohet në praktikë nga ARRSH. Nëse ky variant pranohet, tuneli mund të shndërrohet në burim aksidentesh.

Në kushtet ku e ka vendosur Gjoka ARRSH-në, është e qartë që vendimi do të jetë i vështirë.

Drejtori Ergys Verdho, si inxhinier me përvojë, e di se firmosja e një kontrate në bazë të secilit projekt ka kosto personale.

Nuk dihet nëse do ta pranojë sfidën për të injoruar ligjin, profesionin apo moralin, por e sigurt është se Edi Rama dhe Belinda Balluku, gënjyen “ditën për diell”, në mes të rrugës së pabërë dhe se historia e Tunelit të Kardhiqit mbetet një histori korrupsioni me klientët e preferuar të Kryeministrit. Si e tillë nuk mund të prodhojë rezultat.

 /Burimi: Dosja.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: Belinda Ballukudelvinekardhiqramatuneli

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para

Stërvitje me dronë kinezë dhe avionë rusë në Serbi/ Vuçiç: Po forcojmë ushtrinë se nuk i dihet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.