Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vettingu në duart e motrës së Belinda Ballukut! Nga kualifikimi jo i duhur te mungesa e paanshmërisë, si po rrezikohet Reforma në Drejtësi

00:01 22/07/2020
Reading Time: 4 min lexim

Një problem për tu ndalur në procesin e Vettingut në drejtësi është politizimi i anëtarëve të Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, që në kontrastë me emrin “të pavarur”, duket të jenë shumë të varur nga politika. Për më tepër, familjarë të anëtarëve të kabinetit qeveritar. Rasti i fundit është ai i Pamela Qirkos, e zgjedhur mbrëmjen e 21 qershorit  në postin e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në mënyrë unanime me 7 vota pro.

Mirëpo, Pamela Qirko mban edhe një mbiemër tjetër, që duket se mundohet “ta fshehë” në karrierën e saj, Balluku, që e lidh as më pak e as më shumë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, e cila duket të ketë futur rrënjët në shumë struktura shtetërore, pasi përveç së motrës, i ka siguruar të vëllait, Ogren Ballukut, një pozicion të mirë si Përgjegjës i Sektorit të Vlerësimit të Analizës në Ministrinë e Mbrojtjes.

Por, ç’domethënie ka zgjedhja e saj në krye të KPK dhe çfarë problemesh sjell kjo?

Për avokatin e njohur Ledio Braho në këtë rast nuk mund të themi se është në kushtet e konfliktit të interesit bazuar në kriteret kushtetuese dhe ligjore të komisionerit të KPK. Konflikti i interesit për çështjet që gjykohen nga trupat e KPK shqyrtohen rast pas rasti. Ja çfarë tha ai për “Gazetareforma.com”:

“Ajo që është me vlerë për t’u trajtuar në këtë rast ka të bëjë me faktin nëse lidhje të tilla garantojnë një KPK të paanshme dhe të pavarur nga pushteti ekzekutiv?! Për mendimin tim, votimi me unanimitet i kryetares së KPK që ka një lidhje të tillë kaq të ngushtë me një Ministren e cënon besueshmërinë e publikut te Reforma në Drejtësi, aq më tepër që akuzat publike për kapjen nga maxhoranca qeverisëse të procesit të vettingut kanë qenë gjithmonë e më të shpeshta që nga emërimi i komisonerëve dhe po ashtu edhe nga mbajta e standardeve të ndryshme për çështje të njëjta.”

Në një prononcim tjetër nga avokate Merita Dakovelli na u pohua gjithashtu se sa i përket papajtueshmërisë dhe konfliktit të interesit,në kuptimin që ka ligji nuk ka konflikt interesi të drejtpërdrejtë ,sepse KPK nuk ka subjekt kontrolli anëtarët e qeverisë.Në mënyrë të tërthortë sigurisht që mund të ketë konflikt sepse kushdo nga gjyqtarët dhe prokurorët që do të mund të kishin subjekt hetimi ministrinë që drejton motra e zonjës Qirko sigurisht që nuk mund të kishim një hetim apo gjykim të pavarur.

Por, pavarësisht se nuk kemi të bëjmë me një konflikt interesi të drejtëpërdrejtë a rrezikohet procesi i Vettingut dhe besueshmëria e qytetarëve tek ai?

Braho e analizon këtë pikë në dy aspekte. Së pari është aspekti formal që nuk vihet në dyshim sipas tij, por besimi i publikut padyshim bie, dhe i dyti që lidhet me aspektin ligjor, që duhet të analizohet në varësi të vendimmarrjes.

“Procesi i vettingut në kuptimin formal të tij mbase nuk vihet në dyshim, por e sigurtë është që besueshmëria dhe pritshmëritë e  publikut në lidhje me këtë proces do shkojnë dhe më në rënie. Ky është një faktor shumë i rëndësishëm për reformën në drejtësi, po të kujtojmë që pikënisja për këtë reformë ishte pikërisht rënia e theksuar e besimit të publikut te pushteti gjyqësor. Në lidhje me sa rrezikohet procesi i vettingut në kuptimin ligjor, kjo do analizuar në raport me vendimmarrjet që do të priten nga GjEDNj pasi standardi i GjEDNj në lidhje me paanësinë dhe pavarësinë e gjykatës (në kete rast KPK) është i një niveli që e konsideron edhe në dukje këtë element kaq thelbësor për nje proces të rregullt ligjor.”

Sakaq, Dakovelli na tregoi se mesa ka parë nga Cv e Qirkos, ka vënë re se kjo e fundit ka ardhur si juriste nga kompania celulare AMC(sot Telekom Albania) në KPK ku edhe në AMC ka punuar edhe e motra. Nga këtu rrjedh problemi se ajo nuk e ka kualifikimin e duhur për pozicionin e marrë dhe padyshim kjo rrit edhe mundësinë e përfitimit nga posti.

“Në fillim citova CV e zonjës Qirko dhe jo pa qëllim e cilësova faktin qe vjen nga kompania AMC dhe disa kohë avokate pra nuk është e provuar sa i përket integritetit i cili në mendimin tim sprovohet vetëm në personat që vijnë nga strukturat shtetërore ku edhe mundësia për të perfituar nga pozicioni i punës është më e mundshme.”

Denoncimi dhe reagimi ndaj rasteve të tilla kontribuojnë në drejtim të rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë së vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dy komponentë të rëndësishëm për rikthimin e besimit të shtetasve në organet e drejtësisë. Në fakt figura e zonjës Balluku nuk ka pastërtinë e duhur për një përfshirje të tillë, pasi është një nga ministret më të përfolura dhe ‘baltosura’ në skandale të ndryshme, me të cilat “Gazetareforma.com” është marrë dhe do merret në vijim.

Të lidhura

Në brigjet e Shqipërisë, zbuloni vendbanimin më të vjetër europian mbi liqen
Aktualitet

Në brigjet e Shqipërisë, zbuloni vendbanimin më të vjetër europian mbi liqen

Në brigjet shqiptare të Liqenit të Ohrit, pranë fshatit Lin, arkeologët kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm: një nga vendbanimet...

13:56 17/07/2025
Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë
Aktualitet

Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë

Seanca në Apelin e Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-deputetin socialist Alqi Bllako zgjati rreth dy orë....

13:43 17/07/2025
Para

Rekordet me COVID në Shqipëri dhe Ballkan, DW: Atje njerëzit puthen dhe përqafohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Në brigjet e Shqipërisë, zbuloni vendbanimin më të vjetër europian mbi liqen

Në brigjet e Shqipërisë, zbuloni vendbanimin më të vjetër europian mbi liqen

13:56 17/07/2025
Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë

Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë

13:43 17/07/2025
Prokuroria e Lezhës kërkon pushimin e hetimeve për 4 hidrocentralet në Kaçinar, banorët në protestë

Prokuroria e Lezhës kërkon pushimin e hetimeve për 4 hidrocentralet në Kaçinar, banorët në protestë

13:07 17/07/2025
Vrasja e profesorit që ka tronditur Greqinë, zbardhet roli i 2 shqiptarëve në krim

Vrasja e profesorit që ka tronditur Greqinë, zbardhet roli i 2 shqiptarëve në krim

12:55 17/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.