Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vetting-u/ Shkarkohet prokurori Arqile Koça

12:29 08/03/2019
Reading Time: 3 min lexim

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça është shkarkuar nga  detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Shkarkimi i tij duket disi i çuditshëm nga ajo çfarë prodhoi seanca dëgjimore, ku konsiderohet i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Por pritet zbardhja e vendimit të plotë nga KPK.

Nga verifikimet e kryera nga, KPK tha në seancën dëgjimore se prokurori ka bërë deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin.

Po kështu, ILDKPI ka theksuar në relacion se prokurori Koca ka burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Për sa i përket hetimit të kryer nga KPK janë konstatuar 8 apartamente, dy garazhe, dhe dy makina rezultojnë të jenë përfituar nga një shoqëri private, për të cilat është verifikuar origjina.

Gjatë hetimit rezultoi se subjekti nuk është favorizuar nga kjo shoqëri ndërtimi.

Për sa i përket kriterit të aftësive profesionale, ka rezultuar se prokurori Koça, ka treguar aftësi profesionale, nivel të lartë etike dhe ka treguar angazhim profesional.

Ndërsa për kriterin e figurës, subjekti ka plotësuar saktë formularin dhe është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Arqile Koça ka qenë kandidat për prokuror i përgjithshëm dhe drejtues i sektorit të hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Prokurori Arqilea Koça zotëronte pasuri me vlerë 5.6 milionë lekë në vitin 2003. Referuar deklaratës së tij të parë, të dorëzuar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Koça deklaronte pronësinë mbi një tokë bujqësore prej 830 m2 në Linzë, një apartament të blerë me kredi dhe një makinë me vlerë 250 mijë lekë, sipas “BIRN”.

Në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare kap vlerën e 15.2 milionë lekëve, pa llogaritur këtu disa pasuri të paluajtshme që prokurori Koça i përfitoi përmes një kontrate shkëmbimi me një kompani ndërtimi.

Pasuritë e paluajtshme përbëjnë pjesën kryesore të aseteve familjare të prokurorit dhe kapin vlerën e 11.8 milionë lekëve. Përveç apartamentit të zotëruar në Tiranë prej vitit 2000, ai deklaron nisjen e ndërtimit të një shtëpie në Voskopojë si dhe ka blerë një apartament banimi në Lukovë. Z.Koça zotëron gjithashtu 1.2 milionë lekë likujditete bankare, 500 mijë lekë kursime në cash si dhe automjet me vlerë 1.5 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 50.5 milionë lekë. Vetëm 56% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit, pagën e bashkëshortes dhe të ardhurat nga mësimdhënia. Shitja e pasurive të paluajtshme i ka siguruar familjes Koça të ardhura të konsiderueshme ndër vite, duke zënë 38% të totalit me një vlerë financiare prej 19.2 milionë lekësh. Gjithashtu, 4.3% e të ardhurave kanë si burim qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për prokurorin Arqilea Koça.

Megjithatë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një kontratë të vitit 2006, e cila shkëmben sipërfaqen e truallit që zoti Koça zotëronte në Linzë të Tiranës me sipërfaqe ndërtimi. Nga kjo kontratë, familja Koça ka përfituar rreth 100 metra katrorë garazhe, një njësi tregtare dhe pesë apartamente, shitja e pjesshme e së cilave ka sjellë 19.2 milionë lekë të ardhura.

Në deklaratat e pasurisë mungojnë megjithatë informacionet e detajuara mbi destinacionin e këtyre të ardhurave dhe nuk është e qartë nëse janë ri-investuar apo mbahen në gjendje cash.

Të tjera

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja
Aktualitet

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Në gjyqin që po zhvillohet në Bruksel ndaj Franc Çopjas, i konsideruar nga prokuroria federale si figura qendrore e klanit...

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite
Aktualitet

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar s'dimë për të satën herë hapjen e një hetimi të thelluar ndaj Vodafone Albania dhe...

15:43 20/01/2026
Para

"Vallëzim, mos më shqyeni"/ Gratë rrethojnë Ramën në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

15:43 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

12:31 20/01/2026
Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

11:51 20/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.