Drejtuesi i Prokurorisë së Lushnjës, Çlirim Shahini, është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Vendimi u mor nga trupa gjyqësore e përbërë nga Suela Zhegu, Brunlida Bekteshi dhe Xhensila Pine, pas hetimit të zhvilluar ndaj tij.
Çlirim Shahini e ka nisur karrierën në sistemin e Prokurorisë fillimisht si oficer i Policisë Gjyqësore.
Ai është emëruar prokuror në Sarandë në vitin 2004 dhe e ka ushtruar funksionin atje deri në vitin 2016, ku me dekret të Presidentit të Republikës u transferua si drejtues i Prokurorisë së Lushnjës.