Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vetëbesimi i tepruar i Ramës që kërkon mandatin e tretë/ Një përballje e gënjeshtrave dhe premtimeve

19:13 16/02/2021
Reading Time: 4 min lexim

Dy mandatet gjatë të cilave Edi Rama ka qenë në krye të vendit, kanë qenë të vështira për shumë njerëz. Papunësia, të ardhurat e pamjaftueshme, pamundësia për t’u shkolluar, emigrimi masiv kanë qenë disa nga problemet me të cilat shqiptarët dhe familjet e tyre janë detyruar të përballen. Tashmë jemi edhe njëherë në situatën e vështirë ku Rama kërkon mandatin e tij të tretë, ndërsa opozita nuk shfaq shumë mundësi përfaqësimi. Nisur nga një status që kryeministri Rama ka bërë pak më parë në rrjetet sociale, natyrshëm të vjen ndër mend një analizë e tetë viteve të shkuara si matëse të dëmit ekonomik, moral e social që i është shkaktuar qytetarëve. Më poshtë janë të shkëputura pjesë nga statusi i Ramës dhe përballja e të vërtetave që ai nuk denjon t’i thotë.

“Mandatin e Tretë s’do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam familjes, e sidomos më të voglit nga ne të pestë, nëse nuk do të kishte ende plot gjyshër, prindër e fëmijë që duhen futur të gjithë, deri në fund, në shtëpi e në lagje të reja; nëse nuk do të duhej fituar lufta me Covidin dhe kryer vaksinimi i plotë i njerëzve të këtij vendi, duke kapërcyer një mal me vështirësi; nëse nuk do të duhej përmbyllur reformimi i shëndetësisë, ku pasi është rimëkëmbur gjerësisht infrastruktura e spitaleve e riorganizuar sistemi shëndetësor, duhet përfunduar kjo rimëkëmbje dhe duhet pastruar organizmi i trupës së bluzave të bardha nga abuzuesit e nga batakçinjtë, që njollosin keq punën e mijëra heronjve; “

Pikë së pari, Rama nuk ka qenë heroi që shfaqet në Facebook-un e tij për banorët e prekur nga tërmeti i vitit 2019. Ende deri dje ka familje që netët e ftohta i kalojnë nëpër çadra, një rast konkret paraqitet në videon më poshtë nga një familje në Kurbin. Ashtu si familja në fjalë janë e shumë të tjera, ndërkohë që procesi i rindërtimit po merr më shumë se 2 vite, pa asnjë zgjidhje provizore siç mund të ishte akomondimi i banorëve nëpër hotele apo shtëpi të përkohshme. Dhe për Ramën është normale që ky process vazhdon në pafundësi.

Sistemi shëndetësor jo vetëm që nuk është riorganizuar, por është bërë vatër e burokracisë, korrupsionit dhe mungesës së investimeve. Çdo gjë ka ecur në tendencën e privatizimeve, që nga laboratorët e analizave e deri te sigurimi i pajisjeve mbrojtëse.

“nëse nuk do të duhej forcuar progresiviteti i taksimit në favor të atyre që fitojnë më pak, rritur më tej paga minimale dhe pagat në tërësi, tanimë që bazat e ekonomisë janë forcuar, zhvilluar më në fund infrastruktura portuale e aeroportuale, e cila nuk është më një ëndërr po një betejë e nisur konkretisht…”

Programi i Ramës në  vitin 2013 ishte në dukje mjaft premtues dhe i majtë; taksë progressive, shëndetësi falas, hapje e vendeve të reja të punës. Por shndërrimi i këtyre 8 viteve ka qenë një shpërfytyrim i frikshëm drejt poltikave ekstreme neoliberale që e kanë shkatërruar ekonominë. Taksa progressive rezultoi një flluskë sapuni, teksa barra të tjera fisklae u shtuan për qytetarët dhe bizneset e vogla. Ndërkohë, taksat për oligarkët kanë ardhur duke u ulur. Vetëm pak më parë u hoq renta minerare për bakrin e kromin. Ky i fundit shkon i gjithi për kompaninë Albchrome të Samire Manes, e cila për 3 vite do evitojë derdhjen në arkën e shtetit të 180 milionë lekëve.

Paga minimale vazhdon të mbetet në nivele qesharake, teksa është më e ulëta në rajon që sipas Eurostat vijojnë sipas renditjes së mëposhtme:

PAGA MINIMALE/ EUROSTAT

Serbia              344 euro

Mali i zi            331 euro

Bullgaria          311 euro

Shqipëri           210 euro

 

“Janë këto e plot beteja të tjera që nuk mund të lihen në mes, sepse asnjë tjetër sot për sot, përveç meje e Partisë Socialiste nuk ka as çerekun e fuqisë së ambicies, vullnetit, dijes dhe eksperiencës që ne kemi fituar në drejtimin e vendit!

Dhe mos e harrojë askush, që të nesërmen e tërmetit edhe më optimistët thoshin se Rindërtimi kushedi kur do të bëhet… Po ja, siç po dalim përditë më të fortë nga tragjedia e tërmeti, duke hapur dyer të reja për gjyshër, prindër e fëmijë që kthehen të lumtur në shtëpi më të mira se ato që humbën, ashtu do të dalim edhe nga kjo pandemi e mallkuar, duke e kryer vaksinimin shumë më shpejt se sa duket sot dhe po ashtu betejat që do t’i fitojmë me patjetër gjatë Mandatit të Tretë, do ta cojnë në një nivel tjetër Shqipërinë🇦🇱

#SkaKohëPërPushim”

 Për ta përmbyllur, procesi i vaksinimit nuk është një arritje për t’u krenuar. Numri i dozave që kanë mbërritur në vendin tonë nuk ka qenë më shumë se 9140 (të paktën sa janë deklaruar) që mjaftojnë vetëm për të vaksinuar gjysmën  e shifrës së mësipërime, duke qenë se vaksina injektohet në dy doza. Edhe më e shëmtuar ka qenë pritja ceremoniale që i është bërë dozave në aeroport, sikur të ishin shpëtimi. Edhe nëse vijnë miliona doza vaksine, menaxhimi i pandemisë ka dështuar që me mungesën e mjeteve mbrojtëse për mjekët, mungesën e tamponëve dhe mungesën e infrastrukturës në spitale. Deri në zgjedhjet  e 25 prillit, bilancet e dështimeve vetëm sa do rriten. Shqiptarët do të mbeten sërish përballë dilemës për të zgjedhur të keqen më të vogël, që në rastin e Ramës rezultoi një e keqe shumë e madhe.

Etiketa: genjeshtratmandati i tretepremtimetramarindertimishëndetësiataksatzgjedhjet

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Mbyllet dogana e Kakavijës, ja njoftimi i palës shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.