Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vepronte pa licencë dhe shantazhonte konkurencën, Lulzim Berishës i sekuestrohet magazina dhe 1.2 milion litra naftë

14:48 05/05/2020
Reading Time: 2 min lexim

Operacioni Forca e Ligjit është rikthyer ditën e sotme me një njoftim të bujshëm.

Policia ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Durrës 1,2 milion litra naftë dhe një mgazinë doganore në pronësi të Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit.

Pavarësisht se subjektit “L. B. & E. SH”, i është hequr licenca më 13 shkurt, sërsish vijonte aktivitetin për furnizimin me naftë të anijeve në portin e Durrësit, nëpërmjet shantazhit ndaj konkurencës dhe duke tentuar të krijojë monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.

Njoftimi i plotë

Policia e Shtetit Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, përgjatë dy muajve të fundit, OFL nuk e ka ndërprerë punën asnjë ditë. Në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, OFL ka vijuar hetimet dhe goditjen e subjekteve të Ligjit Special.

Së bashku me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, në vijim të luftës kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve, mbrëmjen e djeshme OFL sekuestroi 1,2 milion litra naftë dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të subjektit privat L. B. & E. SH.

Këtij subjekti, më datë 13.02.2019, me vendimin nr. 85, i ishte revokuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore “Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant, për konsum të anijeve në porte”. Pavarësisht revokimit të licencës, subjekti ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.

Pasi e ka ndjekur fillin e këtij organizimi kriminal, OFL ka kryer mbrëmë operacionin e sekuestros dhe po vijon, në bashkëpunim me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar, hetimin intensiv për zbulimin dhe dokumentimin e gjithë veprimtarisë kriminale në këtë fushë dhe lidhjen me persona të tjerë publikë e privatë. OFL do informojë publikun në vijimësi për ecurinë e këtij operacioni të rëndësishëm, i cili tregon edhe njëherë se pasuritë kriminale nuk do të mbijetojnë në duart e subjekteve të Ligjit Special apo familjarëve e rrethit të bashkëpunëtorëve të tyre.

Lulzim Berisha ishte një nga emrat e parë të listës së OFL.

Pasi i shpëroi burgimit të përjetshëm, ish-kreu i bandës së Durrësit iu fut biznesit, duke hapur një bar kafe në Durrës, një kompani pritave sigurimesh “One Security” dhe kompaninë e hidrokarbureve “Rajan”.

Pak muaj më parë OFL i ka bllokuar Berishës një makinë të blinduar tip “BMW”.

Avokati dhe motra e tij ndërkohë janë shprehur se Berisha nuk ka pasuri të paluajtshme dhe siguron jetesën me një autobot që mbush naftë dhe një lokal të vogël.

Etiketa: lulzim berishaoflsekuestrim

Të tjera

Ndryshon katastrofa, jo personazhet: Nga hidrovorët te mbetjet toksike, po përsëritet i njëjti skenar
Aktualitet

Ndryshon katastrofa, jo personazhet: Nga hidrovorët te mbetjet toksike, po përsëritet i njëjti skenar

Në këtë vend, skandalet ndryshojnë emër, por personazhet mbeten të njëjtë. Sot quhet përmbytje, dje quhej mbetje toksike. Por skema...

20:42 08/01/2026
Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te 5 Maji në Tiranë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te 5 Maji në Tiranë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5...

19:34 08/01/2026
Para

Ideja e Piperos përmendet edhe në Angli, ja si mund të ndryshojë futbolli për shkak të COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndryshon katastrofa, jo personazhet: Nga hidrovorët te mbetjet toksike, po përsëritet i njëjti skenar

Ndryshon katastrofa, jo personazhet: Nga hidrovorët te mbetjet toksike, po përsëritet i njëjti skenar

20:42 08/01/2026
Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te 5 Maji në Tiranë

Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te 5 Maji në Tiranë

19:34 08/01/2026
Balluku flet për paketa ndihme për përmbytjet, pasi fondet i vodhi me qeverinë e saj

Balluku flet për paketa ndihme për përmbytjet, pasi fondet i vodhi me qeverinë e saj

16:18 08/01/2026
21 Janari drejt mbylljes, Spartak Braho: Berisha përfundon në burg brenda tremujorit të parë 2026

21 Janari drejt mbylljes, Spartak Braho: Berisha përfundon në burg brenda tremujorit të parë 2026

15:40 08/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.