Katër persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale nga Policia e Tiranës.
Sipas policisë në pranga ka rënë 41-vjeçari E.K., i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, “Falsifikimi vulave dhe stampave dhe formularëve dhe “Prodhim i mjeteve për falsifikimin e dokumenteve”.
Mësohet se 41-vjeçari është kapur nga shërbimet e PKK Qafë-Thanë.
Tiranë/Informacion
Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në kuadër të operacionit të koduar “Tamponi”, u bë ekzekutimi i urdhërit të ndalimit të shtetasit E. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i dokumentave shëndetësore”, “Falsifikimi vulave dhe stampave dhe formularëve dhe “Prodhim i mjeteve për falsifikimin e dokumentave”. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e PKK Qafë-Thanë në tentativë për të dalë nga territori i Rrepublikës së Shqipërisë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrrestimin në flagrancë të shtetasit E. P, 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
H.D., 41 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.