Pesë persona janë arrestuar në Sarandë pak momente më parë, për vepra të ndryshme penale. Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ndër të tjera policia bën me dije se në pranga kanë rënë dhe 4 shtetas të tjerë të cilët kanë drejtuar motomjetin pa leje drejtimi ose në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë së Sarandës:
“Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin I. K., 47 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Q. K., 42 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjëndje të dehur.
-G. A., 50 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur.
-S. A., 47 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
-M. R., 18 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, shkruhej në njoftimin e policisë.