Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vendi vakant në GJK, zbulohen dy këshilltarët që do të vendosin për kandidatët

18:09 20/01/2022
Reading Time: 3 min lexim

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar këtë të diel se ka shpallur hapjen e procedurës së aplikimit për një vend vakant për gjyqtar me mandat të plotë 9-vjeçar, pranë këtij institucioni.

Pas kësaj sot është mbajtur mbledhja e KED e cila u drejtua nga zëvendëskryetarja e KED znj. Marsida Xhaferllari, pasi kryetari i Këshillit Z. Sokol Binaj mungonte për arsye shëndetësore. Të gjithë anëtarët e tjerë të përhershëm ishin të pranishëm.

 

NJOFTIM

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe disa prej anëtarëve zëvendësues, të përfaqësuesit të Avokatit të Popullit, dhe përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, ditën e enjte 20.01.2021, zhvilloi mbledhjen e radhës, me këtë rend dite;

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së konstituimit të KED të datës 17.01.2022;
  2. Hedhja e shortit për relatorët dhe këshilltarët për kandidatët e vendeve vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese;
  3. Caktimi i përfaqësuesit për dërgimin e kontributit për fillimin e procesit të monitorimit të Srategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë (Faza II) dhe plani i Veprimit 2021 – 2025;
  4. Kërkesa e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për takimin e 12 të Komitetit të Stabilizim – Asocimit BE-Shqipëri.
  5. Të tjera.

Mbledhja e sotme u drejtua nga zëvendëskryetarja e KED znj. Marsida Xhaferllari, pasi kryetari i Këshillit Z. Sokol Binaj mungonte për arsye shëndetësore. Të gjithë anëtarët e tjerë të përhershëm ishin të pranishëm.

Në fillim të mbledhjes KED unanimisht vendosi të shtojë në rendin e ditës, si pikë e dytë, çështjen e kërkuar nga anëtari i Gjykatës së Lartë mbi “Shfuqizimin e Vendimit Nr.10 datë 30.09.2021 “Për pezullimin e procedurës së verifikimit dhe njoftimin e subjektit që ka vënë në lëvizje Gjykatën e Lartë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kanditaturave, si edhe vijimin e procesit të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve që konkurojnë për vendin vakant të ish gjyqtarit Gani Dizdari”.

KED vijoi me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së konstituimit të KED të datës 17.01.2022, sikurse ishte parashikuar në pikën e parë të rendit të ditës, i cili do të publikohet në faqen zyrtare të KED.

Lidhur me pikën e dytë (të shtuar) KED, pasi diskutoi gjerësisht, mori mendimin e anëtarëve zëvendësues të pranishëm, mendimin e Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve të Kryetarit të Kuvendit dhe Komisionit të Ligjeve, vendosi me shumicë votash shfuqizimin e Vendimit Nr.10 datë 30.09.2021 si edhe vijimin e procesit të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve që konkurojnë për vendin vakant, (mandat i plotë) të ish gjyqtarit Gani Dizdari, duke i bashkuar listës prej 5 kandidatësh edhe dy kandidatët e procedurës së pezulluar.

Stafi administrativ në dispozicion të KED organizoi zhvillimin e shortit për caktimin e relatorëve që do të kryejnë procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë për ish gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Z. Gani Dizdari. Ky short, u zhvillua në mënyrë manuale, sipas dispozitave në fuqi, për shkak të pamundësisë teknike të zhvillimit të tij në mënyrë elektronike.

Zëvendëskryetarja e KED pasi u këshillua me anëtarët e këshillit dhe duke mbajtur në konsideratë numrin 7 të kandidaturave vlerësoi që të caktoheshin me short dy këshilltarë ligjorë.

Pas organizimit të këtij shorti, rezultatet janë si më poshtë vijon:

  1. Mandat i Shpallur nga Gjykata e Lartë, për vendin vakant (mandat i plotë) të Z. Gani Dizdari:

Relator: Anila Leka

Këshilltar: Besmir Rrapaj dhe Edlira Llango

Krahas angazhimit maksimal të këtij këshilli, shpejtësia e procesit të verifikimit, besueshmëria dhe integriteti i tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike si: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti i Dosjeve, etj., si dhe subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për pikat 3 dhe 4 të rëndit të ditës (së shpallur) caktoi si përfaqësues anëtarin Zëvendësues Z. Sandër Simoni

Etiketa: dy këshilltarëGJKkandidatë

Të tjera

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Aktualitet

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin
Aktualitet

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Rreth 60 familje në Baks-Rrjoll të Velipojës janë në protestë prej ditësh. Mbrojnë një tokë prej rreth 1.46 milionë metrash...

19:14 09/02/2026
Para
Covid-19 në vend, ja sa raste të reja shënohen gjatë 24 orëve të fundit

Covid-19 në vend, ja sa raste të reja shënohen gjatë 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.