Bashkë me prindërit, të cilët ndërrimin e viteve e pritën në sheshin Skënderbej ku uruan të gjithë shqipëtarët për ndërrimin e viteve, në shesh ishte edhe i vogli Kajan, djali i kryebashkiakut Erion Veliaj.
Veliaj, pak minuta pasi 2019 trokiti në Shqipëri, publikoi një foto familjare, pranë bashkëshortes Ajola ndërsa në krah mbante të voglin Kajan.
“Më në fund e kapëm dhe ne një foto te pema! 👼👪 Teksa jeni duke festuar, pranoni dhe urimet tona nga zemra për një 📅 2019 plot dashuri e mirësi! ❤ Pas darkës me familjen ju presim për festën në 🎠Sheshin Skënderbej – si familja e madhe e Tiranës sonë të bukur! 💥Përqafime, Kajan, Ajola & Lali Eri 🤗🎄🎁” shkruan Veliaj në një postim në facebook.