Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Veliaj paditet në SPAK nga biznesmeni Ylli Ndroqi/ Ja si qëndron e vërteta e konfliktit mes tyre

23:12 19/06/2020
Reading Time: 5 min lexim

Prej disa muajsh, beteja mes Bashkisë së Tiranës dhe Ora News ka ardhur duke u ashpërsuar, ku të dyja palët kanë lëshuar akuza të drejtpërdrejta ose jo, ndaj njëri-tjetrit.


Raportet mes tyre kanë qenë jo të lehta, dhe ato përmirësoheshin dhe keqësoheshin duke ndjekur një kurbë që lidhej me pasyrimin në ekranin e Ora News të aktiviteteve të Bashkisë.

Kryebashkiaku shpesh herë nuk ishte i kënaqur me mbulimin mediatik që merrte nga Ora TV dhe këtë ia ka shprehur pronarit të TV me telefonata apo mesazhe. Burime në Bashkinë e Tiranës, thonë se pronari i Orës e shtonte kriticizmin ndaj Bashkisë nëse Veliaj nuk i ‘akordonte’ favoret e kërkuara, ndërsa burime pranë pronarit të Televizionit theksojnë të kundërtën, se kryebashkiaku acarohej kur kronikat e lajmeve ishin të pafavorshme.

Vendim i Ndroqit, për të paditur kreun e Bashkisë së Tiranës, vjen pas përplasjeve publike mes tij dhe Veliajt, prej disa muajsh.

Ndroqi në padinë ndaj Veliajt, shprehet se Kryetari Bashkisë së Tiranës, ka bërë  deklarata të rreme dhe të pavërteta, të cilat cënojnë nderin dhe dinjitetin e tij.

Reagimi i plotë i Yldon Media Group:

Presidenti i Yldon Media Group, zoti Ylli Ndroqi, ka dorëzuar në SPAK një padi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për moskallëzim krimi, shpifje dhe prishje të imazhit.

Shkak për këtë janë bërë deklarimet e bëra në media apo në reagimet ndaj gazetarëve të Rtv Ora apo Ora News.

Përmes tyre ai ka përhapur qëllimisht ndaj z.Ndroqi deklarata të rreme dhe të pa vërteta, të cilat cënojnë nderin dhe dinjitetin e tij.

Prej kohësh Ora News ka publikuar lajme të cilat paraqesin problematika të Tiranës.

Madje dhe problematikat me tenderat, shpesh të renditura me flamur të kuq dhe prej Open Data.

Në respekt të parimeve të gazetarisë, është kërkuar dhe reagimi i kryebashkiakut, por reagimet prej tij kanë qenë jashtë etikës.

Madje dhe në ato pak raste kur Kryebashkiaku pranon të flasë për mediat, përgjigja e tij është jashtë standardeve.

“Juve të Orës pse ju djeg!”

Sigurisht ashtu si dhe në raste të Bashkive të tjera, apo për institucione të tjera, televizioni ka vijuar me investigime dhe me publikimin e lajmeve problematike.

Por përgjigjet mungojnë vetëm nga bashkia e Tiranës. Sërish tentativat për të marrë reagimin e Kryebashkiut kanë vazhduar por përgjigjet sërish mungojnë.

“Të fala!”

Prej kohësh në disa intervista televizive Veliaj ka nisur të përdorë një shprehje aq sa të frikshme dhe të çuditshme, “gjobë”.

Liria e shtypit i jep publikut një nga mjetet më të mira për të zbuluar dhe formuar një mendim mbi idetë dhe qëndrimet e liderëve të tyre politikë.

Ky është i ashtuquajturi “mjedis lehtësues” për gazetarinë dhe median e lirë.

Në rastin tonë, jo vetëm që nuk ka pasur një “mjedis lehtësues”, por përkundrazi është ushtruar “dhunë”, në forma nga më të ndryshmet.

“Në Tiranë jetoj, i dëgjoj edhe ata që shajnë, edhe ata që vënë gjoba.”

Në këto kushte, Presidenti i Yldon Media Group ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për veprën penale “moskallëzim krimi”.

Kjo pasi me këto deklarime tregojnë se në bashkinë e Tiranës edhe ndaj Veliaj është tentuar të përfitohen në mënyrë të paligjshme.

“Duke qenë se z. Veliaj publikisht e ka pranuar se është në dijeni të faktit se persona të cilët ai “i njeh me emër dhe mbiemër”, kanë kryer krimet e mësipërme, kishte detyrimin ligjor për kallëzimin e tyre. Ndodhur në këtë situatë z. Veliaj ka fshehur krime të shumta që kanë ndodhur ose kanë tentuar të ndodhin në institucionin që ai drejton dhe për të cilin ai deklaron se ka dijeni të plotë, madje se i njeh ata me emër dhe mbiemër”.

E sigurisht ashtu si dhe për çdo institucion tjetër, edhe për Tiranën gazetarët do të vazhdojnë të ndjekin lajmet problematike, por duke i qëndruar sa më pranë së vërtetës.

Por ja si qëndron e vërteta e konfliktit mes Veliajt dhe Ndroqit,

Raporti mes pronarit të Oras dhe kryebashkiakut ka arritur pikun e konfliktit kur Ora TV ka njoftuar kontraktimin e një firmë daneze e cila do të sjellë në Shqipëri një pajisje smart, me emrin “Dynatest” që kontrollon cilësinë e rrugëve. Në kronikat e “Ora News” kjo nismë e televizonit duke sqaruar se qëllimi është kontrolli i të gjitha rrugëve të Tiranës, me qëllim identifikimin e cilësisë dhe shkeljeve të mundshme nga ndërtuesit dhe institucionet.

Kundërsulmi ka ardhur përmes gazëtes ‘Dita’, që konsiderohet e afërt ‘editorialisht’ me Veliajn, e cila botoi një shkrim ku i referohej ‘burimeve diplomatike’, sipas të cilave një pronari televizoni në Tiranë i është refuzuar viza amerikane. Burime të afërta me stafin e ‘Ditës’ thanë se porosia ka ardhur nga ‘Sheshi Skënderbej”.

Në fillim në televizionin Ora News u publikua njoftimi se “në emër të Kryebashkiakut Erion Veliaj, Presidentit të Ora News Ylli Ndroqi i kërkohet të ndalojë lajmet kritike ndaj tij”, ose do të pushojë të afërmit e tij ët punësuar në bashki.

Më pas, Zoti Ylli Ndroqi shkroi se kryebashkiaku Veliaj “nuk mund të shantazhojë media duke hetuar rrethin miqësor dhe duke u hakmarrë tek të punësuarit që me punën që bëjnë sigurojnë rrogën për të ushqyer fëmijët dhe familjen e tyre”.

Pas këtij reagimi, Kryebashkiaku Veliaj shkroi në facebook se:

“Kush më njeh, e di si dritë e diellit që trafikantët e kaubojsat as i honeps, as i qas, e aq më pak, as më vënë dot gjobë. Kjo vlen për të gjithë, edhe për ata me dy emra që vënë gjoba me maska ekranesh. Ta harrojnë! Jam zgjedhur nga shumica e popullit & u shërbej veç atyre!”.

Nga ana e tij Veliaj shpesh është shprehur se “mediat në Shqipëri përdoren për gjobëvënie”, ndërsa Ndroqi thotë se sulmet nga Bashkia e Tiranës vijnë për shkak të lajmeve kritike të këtij televizioni ndaj Veliajt.

Të lidhura

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia
Aktualitet

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Nga Sonila Meço: Sa u pagua Giro d’Italia? 7 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Përfitimi publik? Reklamë Shqipërisë tek...

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Para

Skandali në Fier/ Prona shtetërore në dorë të trafikantëve, mbillet kanabisi në pronën e Bordit të Kullimit...S’kemi lekë për roje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.