Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Veliaj dhe Ahmetaj euforik për borxhet, Arben Malaj: Gropë e zezë dhe barrë për xhepat e shqiptarëve

15:33 03/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

Dje u nënshkrua marrëveshja e financimit të projektit të “Furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit të Tiranës”, mes qeverisë shqiptare përfaqësuar nga Zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe Bankës Europiane për Investime, përfaqësuar nga zv. Presidentja Lilyana Pavlova.

Projekti i furnizimit me ujë të pijshëm për Tiranën, është një financim në shumën e 144.5 milionë euro, nga të cilat 80 mln euro kredi e financuar nga BEI dhe pjesa tjetër financim i buxhetit të shtetit dhe ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizime Tiranë.  Ahmetaj i entuziazmuar u shpreh se brenda dy viteve investimet në rrjet synojnë që të ofrojnë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë për rreth 1 milionë banorë.

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës Veliaj theksoi se do të ndërhyhet në tubacione duke shmangur kështu problemet  me shpërndarjen e ujit për qytetarët.  Në total ndërhyrja në rrjetin  e ujësjellësit parashikohet të jetë 144,5 milionë euro ku 80 milionë financohen nga Banka Evropiane dhe pjesa tjetër nga buxheti i shtetit

Mbështetja financiare shtesë që po i bëhet projektit nxjerr në pah keqmenaxhimin dhe abuzimin me fondet e mëparshme.

Furnizimi me ujë 24 orë për Tiranën është një premtim i vonuar nga Veliaj, pasi shpesh herë e ka përmenduar dhe tani po realizohet me mbështetjen e një borxhi që i rëndon buxhetit të shtetit.

Ndërkohë ditën e sotme ish -ministri i Financave, Arben Malaj, nga qyteti i Korçës, është shprehur për gazetarët se Shqipëria është i vetmi vend ku ministrat gëzojnë kur marrin borxh.

Ai shton se krizat kanë treguar që rritja e borxhit tek individët, tek familja, tek biznesi e tek shteti është rritje që prodhon krizë.  Malaj e  konsideron euforinë e zv/kryeministrit dhe të Veliaj si gropë të zezë dhe barrë të rëndë për xhepat e shqipatërëve.

PYETJET NGA GAZETARËT:

Kriptomonedha, firmat e reja piramidale?

Besoj se është një risk shumë i lart e se duhet të bëjnë shumë kujdes. Këshilla ime për studentët, është mirë që të dëgjojnë qëndrimet pro dhe kundra në mënyrë profesionale, por nqs duan ta provojnë, por jo me leket e mamit e të babit.

Rama deklaron se ekonomia shqiptare po ngrihet shumëfish në krahasim me para pandemisë, si i shihni këto deklarata?
Vetëm financimet euforike dhe lidershipet euforike rriten me shifra dyshifrore.

Ministrja e Ekonomisë tha para dy ditësh në parlament se qeveria shqiptare do të mbështesë me 10 miliardë lekë OSSHE në krizën energjetike.

Jemi i vetmi vend që ministrat e Financave në mënyrë periodike gëzojnë vetëm kur marrin borxhe, jo vetëm tani. Krizat kanë treguar që rritja e borxhit tek individët, tek familja, tek biznesi e tek shteti është rritje që prodhon krizë. Njerëzit me konservatorë, për marrjen e borxheve, për përgjegjësinë e marrjes së borxheve duhet të jenë ministrat e financës. Euforia e tyre dhe kënaqësia e tyre për rritjen e borxheve është gropë e zezë dhe barrë e rëndë për xhepat shqiptare.

Po bëhet mjaftueshëm në Shqipëri për luftën kundër pastrimit të parave?
Është risk potencial, ne tregjet shqiptare, dhe rasti me konkret është rritja e çmimeve e pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe qytet kryesore çka është një kosto shtesë për klasën e mesme. Me këtë rritje çmimesh të gjithë kategoritë janë të pamundura të përballojnë jetesën e shtrenjtë, dhe ne do shohim që kryeqendrat me kullat e mëdha do jenë shtëpitë e atyre që kanë vënë para kriminale e jo atyre që kanë vënë para nga puna e tyre.

Të lidhura

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia
Aktualitet

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Nga Sonila Meço: Sa u pagua Giro d’Italia? 7 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Përfitimi publik? Reklamë Shqipërisë tek...

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Para
Varianti Omicron mund të dominojë botën në 3-6 muaj

Varianti Omicron mund të dominojë botën në 3-6 muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.