Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Veliaj blen kapakë floriri për pusetat, i afërmi i Prefektit “qeraset” me 500 MLN

10:59 15/09/2023
Reading Time: 4 min lexim

Kryebashkiaku i Tiranës shpenzon qindra milionë lekë për kapakë dhe zgara pusetash. Vetëm në vitin e shkuar bleu 650 milionë lekë kapakë. Me kaq fonde të mëdha, duket sikur Lali Eri blen kapakë prej ari për pusetat e rrugëve! Pa u mbushur 1 vit, duhen ndërruar kapakët, sepse kjo është edhe një mënyrë që të nxirren paratë nga buxheti i bashkisë. Ose nuk ndërrohen fare!

Kështu, më datë 24 korrik 2023, kryebashkiaku i Tiranës ka hapur një tender me objekt “Blerje zgara dhe puseta”. Për këtë prokurim janë lënë në dispozicion fondin limit me vlerë mbi 500 milionë lekë (pa TVSH).

Dhe më datë 13 shtator 2023 është shpallur fituesi. Në fakt, do të shohim se përfituesit janë miq e shok të Lali Erit.

Në dokument tregohet se tenderin e ka përfituar bashkimi i kompanive  
“LIGUS” sh.p.k, 
 dhe “GENERAL TRADING” sh.p.k me ofertë  490 milionë lekë, pra sa 99% e fondit limit. Veliaj nuk heq dorë nga ofertat e shtrenjta.

Miku i perfektit të Qarkut Tiranë

Kontrata merr përmasat e një afere kur shohim se i është falur të afërmeve dhe miqve të pushtetit. Konkretisht “LIGUS” sh.p.k është në pronësi të Erion Muçaj – 50% dhe Amarilda Çelaj – 50%, të cilët zotërojnë fiktivisht aksionet. Sepse në të vërtetë pas kësaj kompanie qëndron Shupo Qendro, i afërmi i perfektit të Tiranës, Afrim Qendro.

Sipas të dhënave nga QKB, personi që ka hapur në muajin Mars 2015 këtë kompani quhet Natali Dhima. Në Janar 2017, Natalia ia ka dhuruar të gjitha aksionet e kompanisë “Ligus”, një personi tjetër që quhet Shupo Qëndro nga Progonati i Tepelenës, që siç mësohet është njeri i afërt i prefektit të Tiranës, Afrim Qëndro.

Por 6 muaj pasi Shupo Qëndro e kishte përfituar përmes dhurimit kompaninë “Ligus”, ka vendosur që në korrik 2017 të dhurojë 50 për qind të aksioneve tek një person tjetër, që është Erion Muçaj nga qyteti i Gjirokastrës.
Të dy së bashku aksionarët rrisin në mënyrë të menjëhershme kapitalin e kompanisë me 74 milionë lekë të vjetra secili.

Por, në datën 14 Tetor 2020, sërish Shupo Qëndro, çuditërisht vendos të largohet përfundimisht nga kompania “Ligus”, duke vendosur t’ia dhurojë 50 për qind të aksioneve të tij, shtetases Amarilda Çelaj nga qyteti i Vlorës.

Kontratat e dhurimit janë bërë jo para noterit, duke sjellë një dyshim të arsyeshëm se pas kësaj kompania që hyn në tenderë të majmë shtetërorë, vijon të qëndrojë Shupo Qëndro, njeriu i afërm i prefektit të Tiranës, Afrim Qëndro.

Aferat e familjes Petritaj

Ndërsa firma “GENERAL TRADING” sh.p.k  është në pronësi të Fabiola Petritajt. Ajo është vajza e biznesmenit të njohur Nefir Petritaj, që të dy bashkë zotërojnë edhe firmën “Shtator 90”. Përmes këtyre dy firmave ata kanë bërë kërdinë me tendera në sektorin e ndërtimit, sidomos në bashkinë Tiranë.

Por në fakt, duket se të gjithë pjesëtarët e familjes kanë nga një kompani. Nefir Petritaj është gjithashtu bashkëpronar në kompaninë e ndërtimit të komplekseve, L.T.O. – 3, themeluar në vitin 2002.

I biri i Nefir Petritajt, Renido Petritaj, themeloi me 100 lekë në shtator 2005 kompaninë 2 F Construcion LTD, të cilën herë e pezullonte dhe herë e aktivizonte deri në vitin 2016. Në vitin 2017 i ndryshon emrin nga 2 F Construcion LTD në Rafin Company.

Nga viti 2017 dhe deri më tani, Renido Petritaj ka arritur të fitojë rreth 70 tendera publikë me një vlerë rreth 30 miliardë lekë ose 30 milionë euro, e vetme dhe në bashkëpunim, një shifër e jashtëzakonshme për një kompani që e ka nisur nga zero në 2017, me kapital 100 lekë.

Gjysmën e vlerës së tenderëve i ka marrë nga Bashkia e Tiranës, nën dyshime të forta të një lidhje klienteliste, e cila do të jetë objekt i një artikulli tjetër.

Në shkurt të vitit 2022, Fabiola Petritaj themelon kompaninë General Trading, me objekt import, eksport dhe shitje të materialeve industriale, bujqësore, ndërtimi etj.

Në 8 dhjetor 2022, kompania kalon në emrin e vëllait, Renido Petritaj, i cili ka nisur të marrë tenderë. Pas kalimit të kompanisë në emrin e tij, Renido Petritaj ka marrë 4 tenderë me kompaninë e re dhe pa përvojë, dy nga të cilat nga Bashkia e Tiranës.

Pse duhen kaq shumë kapakë pusetash?

Fondi gjigant për kapakë pusetash nuk justifikohet as me çmimin e lartë për një copë dhe as me numrin e madh në total.

Ku duhen vendosur 2600 kapakë pusetash, që janë prokuruar në këtë tender? Çdo rrugë e re apo që rikontruktohet pajiset me puseta nga kompanitë që zbatojnë kontratat. Kaq shumë vjedhje dhe dëmtime pusetash ndodhkan brenda një viti?! Vëmë re se një kapak pusete kushton mesatarisht 200 mijë lekë (më shumë se sa një frigorifer). Ky është një fond që në rastin më të mirë po shpërdorohet, por SPAK-u mund të gjejë edhe elementë të vjedhjes.

Çdo e dhënë më sipër tregon qartë se Veliaj po shpenzon për këto kapakë pusetash si të jenë prej floriri./GIJOTINA

Të lidhura

Sazani dhe Karaburuni magjepsin turistët e huaj
Aktualitet

Sazani dhe Karaburuni magjepsin turistët e huaj

Sazani dhe Karaburuni janë kthyer në dy nga destinacionet më të preferuara të këtij sezoni veror në Vlorë, duke tërhequr...

18:32 13/07/2025
Shqipëria shënon 30 vite nga anëtarësimi në Këshillin e Europës
Aktualitet

Shqipëria shënon 30 vite nga anëtarësimi në Këshillin e Europës

Më 13 korrik 2025, Shqipëria shënon 30-vjetorin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, një përvjetor që simbolizon rrugën e gjatë...

18:21 13/07/2025
Para
Takimi pa marrëveshje Kurti-Vuçiç, Bushati: Bruksel-Beograd, më afër se kurrë, Kurti në pozita të vështira

Takimi pa marrëveshje Kurti-Vuçiç, Bushati: Bruksel-Beograd, më afër se kurrë, Kurti në pozita të vështira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Sazani dhe Karaburuni magjepsin turistët e huaj

Sazani dhe Karaburuni magjepsin turistët e huaj

18:32 13/07/2025
Shqipëria shënon 30 vite nga anëtarësimi në Këshillin e Europës

Shqipëria shënon 30 vite nga anëtarësimi në Këshillin e Europës

18:21 13/07/2025
“Koka turku” në uniformë blu: Si e përdori qeveria Policinë e Shkodrës për të fshehur përgjegjësitë e saj

“Koka turku” në uniformë blu: Si e përdori qeveria Policinë e Shkodrës për të fshehur përgjegjësitë e saj

18:14 13/07/2025
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’

18:02 13/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.