Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vdekja e të riut në komisariatin e Kavajës, Avokati i Popullit vihet në lëvizje

18:31 05/05/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në komisariatin e Kavajës ku 31-vjeçari Ilvi Stameta u vetëvra është shoqëruar me mistere të shumta. Ndërkohë që një ditë më pas Avokati i Popullit është vënë në lëvizje.

Në njoftimin zyrtar, AP bën me dije se ka mbledhur të gjitha materialet nga institucionet që janë marrë me këtë çështje dhe po heton. Sipas Avokatit të Popullit, janë marrë në duart e grupit të inspektimit nga Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues i drejtuar nga Komisioneri Ahmet Prençi pamjet filmike, dosjet e rezultatet e ekspertizës ligjore.

Njoftimi zyrtar:

Pas raportimeve në media mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në komisariatin e policisë së Kavajës, ku një qytetar është gjetur i vetëvarur në dhomat e paraburgimit, institucioni i Avokatit të Popullit është vënë në lëvizje në mënyrë të menjëhershme. Bazuar në legjislacionin përkatës që i mundëson këtij institucioni nisjen e një hetimi me iniciativë, një grup inspektimi nga Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues i drejtuar nga Komisioneri Ahmet Prençi është nisur në orët e mbrëmjes për në Komisariatin e Policisë së Kavajës. Gjatë verifikimit në vend janë këqyrur të gjitha procedurat e ndjekura para dhe gjatë paraburgimit të shtetasit nga shërbimi i dhomave të izolimit, ka kryer këqyrjen e kamerave ekzistuese për lëvizjet që kanë ndodhur me qytetarin në momentin e arrestimit, është kryer verifikimi i orareve të shoqërimit, marrjes në pyetje dhe arrestimit të tij dhe kqyrja e regjistrave dhe kushteve të dhomave të sigurisë.

Avokati i Popullit do të vijojë të hetojë aspekte të tjerë të ngjarjes për të dalë në konkluzionet përkatëse ndërkohë që ka këqyrur në vend por edhe ka kërkuar një kopje të kamerave të sigurisë. Avokati i Popullit ndërkohë gjen rastin të përsërisë thirrjen për rritjen e përgjegjësisë dhe masave të kontrollit në të gjithë sistemin shqiptar të paraburgimit nën administrimin e Policisë së Shtetit. Avokati i Popullit në çdo raport të tij kërkon pajisjen e ambienteve të komisariateve me sisteme efikase vëzhgimi, dhomave të sigurisë dhe shoqërimit me sisteme lajmëruese alarmi si dhe rritjen e rigorozitetit në kontrollin e çdo shtetasi që administrohet në këtë sistem, për të parandaluar çdo veprim dëmtues apo vetëdëmtues gjatë kohës që ata qëndrojnë në paraburgim. Përfundimet shkencore të aktit mjekoligjor dhe konkluzionet përfundimtare të organit të procedimit do të merren në konsideratë për trajtimin përfundimtar të rastit nga ana e institucionit. Avokati i Popullit i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe nxit autoritetet hetuese dhe mjekësinë ligjore të hedhin dritë me shpejtësi dhe profesionalizëm mbi ngjarjen.

Të tjera

Aksidenti tragjik në Greqi/ Autopsia tronditëse: Tre shqiptarët ishin gjallë kur makina shpërtheu në flakë
Aktualitet

Aksidenti tragjik në Greqi/ Autopsia tronditëse: Tre shqiptarët ishin gjallë kur makina shpërtheu në flakë

Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për tre shqiptarët që humbën jetën të hënën pasdite në autostradën Egnatia zbulojnë detaje tronditëse mbi...

15:28 20/08/2025
Papa Leoni XIV: “Toka vazhdon të jetë e plagosur nga luftërat”/ Thirrje për paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme
Aktualitet

Papa Leoni XIV: “Toka vazhdon të jetë e plagosur nga luftërat”/ Thirrje për paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme

Në një moment të ngarkuar me ndjenjë dhe shpresë, Papa Leoni XIV iu drejtua besimtarëve në audiencën e përgjithshme të...

13:54 20/08/2025
Para
Rruga në Rinas me dy sense lëvizjeje, Balluku: Drejtuesit e mjeteve nga veriu të mos e përdorin

Rruga në Rinas me dy sense lëvizjeje, Balluku: Drejtuesit e mjeteve nga veriu të mos e përdorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Aksidenti tragjik në Greqi/ Autopsia tronditëse: Tre shqiptarët ishin gjallë kur makina shpërtheu në flakë

Aksidenti tragjik në Greqi/ Autopsia tronditëse: Tre shqiptarët ishin gjallë kur makina shpërtheu në flakë

15:28 20/08/2025
Papa Leoni XIV: “Toka vazhdon të jetë e plagosur nga luftërat”/ Thirrje për paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme

Papa Leoni XIV: “Toka vazhdon të jetë e plagosur nga luftërat”/ Thirrje për paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme

13:54 20/08/2025
Tragjedi në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të plagosur, dy mes jetës dhe vdekjes

Tragjedi në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të plagosur, dy mes jetës dhe vdekjes

11:59 20/08/2025
Vrasje në Divjakë, 32-vjeçari goditet për vdekje me thikë pas sherrit për kanalin vaditës

Vrasje në Divjakë, 32-vjeçari goditet për vdekje me thikë pas sherrit për kanalin vaditës

10:54 20/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.