Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vdekja e Lear Kurtit! Hoxha ngre dyshime të forta mbi deklaratën e policisë

22:49 20/10/2022
Reading Time: 2 min lexim

32-vjeçari Lear Kurti humbi jetën tragjikisht në ambientet e komisariatit nr.3 të Tiranës, në rrethana ende të paqarta.

Ndërkohë që gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ngritur dyshime të forta në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit.  Hoxha deklaroi se Kurti mund t kishte hedhur me lehtësi qesen me kokainë i ndihmuar nga errësira dhe nuk kishte pse ta gëlltiste.

Hoxha gjithashtu ngriti dyshime për mënyrën se si është çuar në spital viktima dhe faktin se ka patur një kohë të konsiderueshme nga momenti i ndalimit deri në çuarjen në komisariat.  Ai deklaroi se ngjarja ka nevojë për hetim, por këtë hetim nuk mund ta bëjë policia.

“Në momentin e parë u tha që vdekja ka ardhur për shkak të epilepsisë. Nuk vjen vdekja prej epilepsisë. Raporti i mjekësisë ligjore nuk ka dalë sepse nuk është koha e mjaftueshme. Patrulla thotë kemi parë një person dhe i kemi kërkuar ID, pastaj e kanë ndjekur me vrap. Kur e kanë kapur, pretendojnë se ka gëlltitur një dozë kokaine. Policia thotë kemi gjetur qese plastike 5×5. Dozat janë 0.3 gram dhe 0.6 gram. Pyeta toksikologët, sa duhet që të humbë jetën një person? Ata thanë, nëse ka marrë një qese dhe është çarë në stomak, është shumë e rrezikshme dhe mua t’ia marrë jetën.

Pashë në Kolumbi se si trafikantët ua fusin në trup grave, por policia i çonte direkt në spital. Në rast se ka patur një dozë 0.3 gram ose 0.6 gram dhe ka vrapuar 200 metra, ai ka pasur mundësi që ta flakte, ta hidhte. Natën te Don Bosko kush do ta gjente?

Po e marrim të mirëqenë se e ka gëlltitur, sepse i ka ardhur keq për lekët… Aty thotë është gjetur qesja, por nuk dihet çfarë lënde ka brenda. Për të justifikuar një veprim policor, nxihet kartela e personit. Nuk ndodh në asnjë vend të botës, të vijë patrulla pa një motiv. Policia ka një manual për rastet kur ndalohen persona. Çfarë elementi të dyshimtë kishte ky person? Ata thonë e pamë para një biznesi. Çfarë problemi ka këtu?

Sipas kamerave, thuhet se ngjarja ka filluar në 23:07 minuta. Në komisariat ka vajtur në 23:30 minuta. Kanë thënë kemi kërkuar ambulancë, por nuk ka ardhur ambulanca. Policia thotë e kemi çuar vetë. Spitali thotë kur erdhi te ne ishte i vdekur. Kjo është një ngjarje që kërkon hetim, por nuk mund ta bëjnë persona të përfshirë këtë hetim. Duke dashur të dalin pa larë dhe duke u trembur, policia e ka kthyer objektivin nga vetja. Duhej lënë e gjithë koha, të ngrihej një grup mjekësh për të bërë autopsinë”, shprehet gazetari investigative Artan Hoxha.

 

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
Horoskopi sot, 18 tetor 2022

Horoskopi sot, 21 tetor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.