Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vazhdon “Bana King”! Grabiten kontejnerët me drogë, pse hesht sërish Gledis Nano?

18:00 18/07/2022
Reading Time: 3 min lexim

Vazhdon historia e “Bana King”! Ditën e djeshme u arrestuan 20 punonjës policie në portin e Durrësit pasi një kontejner i mbushur me banane ishte hapur dhe ishin zhdukur 49 arka, të dyshuara me drogë.

Ajo çka mbetet e dyshimtë është fakti se pse mbahet e fshehtë se cilës kompani i përket kontejneri me banane. A vazhdon tashmë “Bana King” në një mënyrë më të moderuar duke mos dalë ‘sheshit’ si herën e parë?

Autoritetet zbuluan se kontejneri nuk kishte vulën e sigurisë të plumbosur kur ishte shkarkuar, ndërkohë që vula i është vënë nga autoritetet e portit, duke ngritur dyshime për një rrjet të mirëorganizuar trafiku që favorizohet nga strukturat portuale.

Edhe pse kanë kaluar 2 ditë nga zhdukja e 49 arkave me kokainë, Policia e Shtetit dhe Prokuroria, nuk publikojnë emrin e kompanisë, së cilës i përket ngarkesa e ardhur nga Ekuadori.   Por dhe pse vazhdon të mbahet e fshehtë nga autoritetet kompania së cilës i përket, kontejneri është “Zico Sh.p.k”, e biznesmenit të bananeve “Bana King”,  Trifon Murataj.

Nga verifikimet rezultoi se mungonin 49 arka me banane dhe dyshimet janë se në to ka pasur kokainë. Trafiku i kokainës përmes bananeve është rritur ndjeshëm kohët e fundit dhe dyshohet se e njëjta gjë ka ndodhur me kontejnerin e “Bana King”.

Në një vend normal e me qeveri përgjegjëse për trafikun e kokainës biznesmeni Trifon Murataj do të ishte vendosur pas hekurave por kur nuk kaloi asgjë herën e kaluar që doli komplet zbuluar me trafikimin e kokainës nëpërmjet “Bana King” nuk mendohet se do ta gjejë gjë këtë herë që mungojnë 49 arka me banane që edhe pse është supozim dihet më së miri që kanë qenë me drogë.

Dyshohet se hapja e kontejnerit ka ndodhur gjatë natës, ndaj janë arrestuar të gjithë punonjësit e turnit të dytë, ndërkohë mungesa e punëtorëve të terminalit ka ndikuar dhe në përpunimin e anijeve me kontejnerë.

Burimet bëjnë me dije se kontejneri ka mbërritur nga Ekuadori dhe me t’u shkarkuar nga anija, u depozitua në zonën e sheshit portual, ku ndodhen edhe shumë kontejnerë të tjerë në pritje të firmave përkatëse për të kryer procesin e zhdoganimit. Pra të gjithë punonjësit e portit duket se janë të përfshirë.

Gazeta Reforma është munduar të marrë më shumë informacione e të dhëna nga instancat shtetërore duke i shkruar si Interpolit dhe policisë në Ekuador, po gjithashtu duke i bërë thirrje edhe ministrit të brendshëm, Bledi Çuçi, si dhe drejtorit të policisë, Gledis Nano nga të cilët nuk ka asnjë reagim për skandalet që përfshihet “Bana King”. Gjithashtu dhe në këtë rast nuk ka ende asnjë reagim nga Nano për emrin e firmës duke e treguar se nuk do ta përmendë atë emër që tashmë është përfshirë jo vetëm në këtë po në shumë skandale të përsëritshme siç ishte herën e fundit me 119 kg kokainë në kontejnerin e “Bana King”.

Është bërë pothuajse normale tashmë të dalin në ‘shesh’ të gjitha trafiqet dhe manipulimet e tyre pasi  kompania e Trifon Muratajt është bërë eksperte e sjelljes së kokainës nga Ekuadori, se normale ka arritur të blejë të gjithë strukturat shtetërore. Kjo mungesë që ndodhi në rastin e Durrësit e tregon qartë se si u ble gjithë administrata që kontejneri të shkarkohej para kohe.

Vërtetohet mirë lidhja që ka Trifon Murataj me të gjitha strukturat shtetërore pasi me ndërhyrjet e tij arriti të nxjerrë nga burgu nipin e tij  Marson Murataj i cili u prangos më 31 dhjetor 2021, për 119 kilogramë kokainë të gjetur brenda magazinës në Vaqarr. Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar në kontejnerin e “Bana King”, autorët morën një pjesë të kokainës por nuk arritën ta transportojnë të gjithën duke lënë pas 7 arka me 119 kilogramë kokainë.

Për mos të rënë në sy më 2 janar 2022, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e la në burg pa afat Marson Muratajn, por normalisht  milionat  e hedhura nga ‘bosi’ i “Bana- King”, bëri që po kjo gjykatë, më 4 shkurt 2022, ta kalonte në “Arrest shtëpie”, duke pretenduar se nuk ka lidhje me kokainën e kapur.

Të lidhura

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje
Aktualitet

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

Në kulmin e sezonit turistik, sjellje të papranueshme dhe arrogante nga vizitorët po cenojnë rëndë pasuritë më të çmuara natyrore...

19:46 08/07/2025
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Aktualitet

Flakët përfshijnë kodrën me pisha në Poliçan, zjarrfikësit ndërhyjnë në terren

Një vatër zjarri është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zgërbonjë, Njësia Administrative Vërtop, në Poliçan të qarkut Berat. Flakët...

18:52 08/07/2025
Para

Përgjysmohen rastet, por vazhdojnë humbjet e jetës/ Bilanci i Covid-19 në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

19:46 08/07/2025
Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

19:11 08/07/2025
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve

Flakët përfshijnë kodrën me pisha në Poliçan, zjarrfikësit ndërhyjnë në terren

18:52 08/07/2025
Aksident i rëndë në Maliq/ Mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Maliq/ Mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

18:40 08/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.