Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vasili deklaratë të fortë për ndërkombëtarët: Shqiptarët po bëjnë hapa para, ndërsa ju ecni pas

20:06 05/04/2019
Reading Time: 4 min lexim

Një nga figurat më të spikatura në Lëvizjen Socialiste për Integrim ka qenë edhe Petrit Vasili, i cili ditën e sotme ka bërë një deklaratë të fortë sa i përket ndërkombëtarëve dhe mendimit të tyre.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Vasili ka drejtuar disa akuza duhet thënë të rënda në drejtim të drejtuesve të organeve të larta evropiane duke thënë se shqiptarët janë duke bërë hapa para, ndërsa ata po ecin pas në kërkesat që kanë për demokraci.

Mirëpo pikërisht sot, drejtuesja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Genovefa Ruiz ka thënë se rruga e Shqipërisë drejt BE realizohet duke plotësuar kushtet dhe duke u ulur në bisedime partitë, pasi me rëndëi për të ka qenë sigurisht miratimi i Reformës Zgjedhore.

Mesa duket këto i janë dukur fjalë me vend Vasilit. Ai duket i bindur në ato që shkruan se pikërisht ndërkombëtarët kanë pasur alarme të shtumta, të qarta dhe të forta se krimi ka qenë duke blerë zgjedhjet, por nuk është bërë asgjë.

Edhe një herë tjetër, ish-deputeti ka përmendur të gjitha ato akte të realizuara nga qeveria të cilat opozita i ka quajtur “kriminale” duke filluar që nga blerja e votës, të zgjedhurit në KLP dhe KLGJ e deri tek dosja 339 dhe 184.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Shqiptarët hapa para, ndërkombëtarët hapa pas!?

Qytetaret shqiptare me nje ndergjegje shoqerore,qe po jep prova te shkelqyera maturimi dhe qendrese po bejne hapa te medha para per shpetimin e demokracise e lirive si dhe clirimin e shtetit nga kapja.

Alarmet kane te shumta,te qarta dhe te forta,qe nga krimi qe blen hapur zgjedhjet,kapja nga qeveria kryq e themel i reformes ne drejtesi,korrupsioni agresiv dhe shkaterrimtar,pastrimi masiv i parase dhe derrmimi ekonomik,emigracioni tragjik i permasave qe trondisin ekzistencen e Shqiperise edhe si shtet.

A ka pasur fakte?

Faktet kane qene pa fund dhe skandalet kane qene gjithashtu pa fund.

Qe Drejtesia u kap dhe faktet,qe mbi 60% te te zgjedhurve nga maxhoranca ne KLP dhe KLGJ ishin te kontestuar fort dhe me argumenta nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit, eshte fakt publik dhe shume i rende per integritetin e reformes ne drejtesi.

Qe kryeprokurorja u zgjodh ne dhunim te Kushtetutes me vetem 69 vota ne Kuvend, me qellimin e vetem kapjen e prokurorise,eshte fakt asgjesues i pakundershtueshem.

Qe dhenia fuqi prapavepruese ligjit te pergjysmimit te tatimit fitimit mbi dividentin, duke shkelur e shqyer Kushtetuten, eshte serisht fakt dhe me i rendi i shkeljes se Kushtetutes ne gjithe pluralizmin shqiptar,edhe ky eshte fakt e cfare fakti.

Qe vjedhja e 40 milion euro me tendera skandaloze tek Unaza e Re dhe falsifikimi i dokumentave deri ne Amerike eshte me shume se fakt.

Qe policia qeveriset,perdoret dhe poshterohet nga kriminelet sic del nga pergjimet e prokurorise eshte me shume se fakt, eshte turp.

Qe shqiptaret duhet te paguajne 102 milion euro per largimet e padrejta te bera nga rilindja eshte fakt dhe dem ekonomik i tmerrshem.

Qe dosja 339 dhe 184 bllokohen dhe nuk zbardhen me vite eshte fakt dhe prove e prokurorise se kapur.

Jane keto vetem nje pjese e fakteve shume te renda, qe kane ndergjegjesuar thelle qytetaret te protestojne per te shpetuar shtetin nga kapja dhe kriminalizimi dhe demokracine nga shperberja e plote.

“Cuditerisht” nderkombetaret ne Shqiperi dhe jo vetem, pritej qe te ishin ata shume hapa me perpara se sa vete shqiptaret, per arsye te standarteve te larta demokratike te vendeve,qe perfaqesojne si dhe te bubullonin per respektimin deri ne nje te ketyre standarteve baze garantuese te demokracise nuk u sollen si te tille.

Perkundrazi nderkombetaret po shfaqen “cuditerisht”ne rolin e krijuesve te alibive ne vend te stimulimit te demaskimit dhe ndeshkimit ,te pranimit te zgjidhjeve te siperfaqshme dhe jo permbajtesore,te te folurit teorik klishe ne vend te gjuhes realiste,te pranimit ta antistandarteve ne sherbim te pseudo stabilokracise, ne vend kembenguljed per standarte te larta dhe arritjes se stabilitetit vetem permes demokracise funksionuese.

Me te tilla sjellje e qendrime nderkombetaret kane hedhur per fat te keq vetem hapa pas, sepse dialogun e hapur e parimor e kane zevendesuar me dreka e darka ilegale perpunimi opinionesh e individesh artificialë,kane zevendesuar ne mjaft raste ngulmimin per demokracine vertete dhe kontrollin e balancen e shtetit me megafonimin e tezave te propagandes se qeverise, duke zhgenjyer qytetaret dhe duke zbehur thelle peshen e fjales e te ndikimit te tyre ne zgjidhjen e situatave.

Kushdo nga qerthulli i analizes mediatike shqiptare, shpesh te kapur per fat te keq,qe do te bente promovimin e nderkombetareve, sikur keta nderkombetare do te vijne nje dite me dru ne dore dhe me nje thes shantazhesh me vete per te bere zap politiken shqiptare,do te tregonin vetem qe koha kete lloj analize mediatike mediokre e servile, e ka lene shume shume pas dhe pervec arkaizmit puthador ajo nuk demostron asgje tjeter

Menyra se si nderkombetaret trysnuan me cdo “mjet e forme” miratimin e reformes ne drejtesi, por zbatimi zhgenjyes pasues i saj,qe solli kapjen totale te drejtesise nga qeveria,provoi se kjo sjellje,forme komunikimi dhe shantazhimi sollen thjesht nje deshtim dhe tronditje te rende te shtetit te se drejtes dhe asgje me shume.

Nderkombetaret do te degjohen nga shqiptaret sot pa asnje kompleks inferioriteti dhe vetem ne se ata do ti shohin te vertetat ne sy,do te vene gishtin ne plage dhe do te mbeshtesin zgjidhje,qe respektojne kushtetuten,ligjin dhe demokracine si dhe nuk do te vazhdojne te mbeshtesin ne Shqiperi standarte antidemokratike,qe ata i refuzojne rrepte ne vendet e tyre.

Mbulimi i te vertetave,zgjidhjet hibride antiligj dhe kompromiset,qe mbrojne pandeshkueshmerine e qeverise, jo vetem qe do te refuzoheshin gjeresisht,por per fat te keq do ta zbehnin gjithmone e me shume rolin e peshen e nderkombetareve ne Shqiperi.

Edhe nderkombetaret do te besohen e degjohen me fort, ne se do te pranonin edhe ata se ku kane gabuar dhe se ku zgjidhjet e tyre kane qene te njeanshme dhe jo parimore.

Mitizimi i pagabueshmerise se nderkombetareve eshte thjesht nje iluzion,qe duhet te marre fund, per te mos renduar me tej bashkepergjegjesine qe edhe nderkombetaret kane me protagonizmin e tyre eksesiv, per cfare nuk ka shkuar mire ne Shqiperi lidhur me reformat dhe integrimin europian te saj.

Eshte nje moment shume i madh reflektimi.

Shqiptaret po bejne hapa perpara per te rifituar demokracine e humbur e cliruar shtetin nga kapja,ndersa nderkombetaret nuk duhet te bejne më hapa pas lidhur me Shqiperine dhe demokracine e saj.

Etiketa: deklaratenderkombetarpetrit vasili

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Prefekti i Shkodrës i qartëson pozicionin drejtorëve: Nuk jeni të paprekshëm e aq më pak të pazëvendësueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.