Kosova është shteti i radhës që ëështë prekur nga variant i ri i COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Zemaj në një konferencë për media. Zemaj ka thënë se janë dërguar në Gjermani 30 mostra për analiza nga të cilat 3 kanë rezultuar pozitive më mutacionin e ri.
“Ditëve të kaluara IKSHPK ka dërguar 30 mostra për testim në Gjermani, për variantin e ri të virusit pas shfaqjes së tij në më shumë se 70 vende të botës. Nga rezultatet e marra tri mostra kanë rezultuar pozitive në testimin preliminar në variantin B117”, ka thënë ministri Zemaj.
Mutacioni i ri i COVID-19 është zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe dhe që atëhere është konfirmuar në 60 shtete, i radhës edhe Kosova. Deri tani janë zbuluar 17 mutacione gjenetike të koronavirusit.
Ndërkohë ministry i Shëndetësisë në Kosovë, Zemaj ka thënë se situata epidemiologjike është nën monitorim dhe gjendja paraqitet e qëndrueshme dhe e qetë. Ndërkohë, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka konfirmuar se kontaketet e personave që kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri janë duke u gjurmuar.
Që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar në Kosovë janë konfirmuar më shumë se 59 mijë raste positive me koronavirus, mbi 1470 persona kanë humbur jetën.