Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Varhelyi: Ngjarjet në Srebrenicë u njohën si akt gjenocidi para dy gjykatave

20:11 11/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi këtë të dielë ka dhënë një mesazh në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Ai tha se në Bashkimin Evropian s’ka vend për ata që mohojnë gjenocidin dhe lavdërojnë kriminelët e luftës, derisa theksoi se gjenocid nuk pati vetëm në Srebrenicë. Në videomesazhin e tij Varhelyi rikujtoi se terrori i vitit 1995 në Bosnjë u njoh nga dy gjykata ndërkombëtare si gjenocid, ndërsa theksoi se janë të papranueshme përpjekjet për ta rishkruar historinë.

“Ngjarjet në Srebrenicë u njohën si akt gjenocidi para dy gjykatave ndërkombëtare. Këto fakte të vërtetuara duhet të pranohen. Nuk ka vend në Bashkimin tonë për ta mohuar gjenocidin dhe për t’i lavdëruar kriminelët e luftës. Përpjekjet për ta rishkruar historinë janë të papranueshme. Liderët politikë në Ballkanin Perëndimor duhet të jenë shembull për ta kundërshtuar rrënjën e urrejtjes, duke kapërcyer trashëgiminë tragjike të së kaluarës. Fjalët dhe veprimet e tyre duhet të mbajnë një vizion të përbashkët për qytetarët e tyre, zgjedhja e së vërtetës dhe drejtësisë në vend të frikës e urrejtjes është thelbësore veçanërisht për brezat e rinj”, ka thënë ai.

Komisioneri evropian tha se gjenocidi nuk ndodhi vetëm në Srebrenicë, ndërsa theksoi se Evropa s’e ka harruar as përgjegjësinë dhe paaftësinë e saj për ta parandaluar atë që ndodhi në Bosnjë e Hercegovinë më 1995.

“Është detyra jonë e përbashkët sot ta kujtojmë gjenocidin në Srebrenicë. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat, ndajmë pikëllimin e familjeve dhe të të mbijetuarve. Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë tonë dhe paaftësinë tonë për të parandaluar dhe ndaluar luftën dhe gjenocidin.

Është detyra jonë gjithashtu të sigurojmë përgjegjësi, është e rëndësishme ta përsërisim të njëjtin mesazh çdo vit, Srebrenica është një kujtesë e vazhdueshme, përgjegjësia jonë e përbashkët për të mos ndodhur gjenocidi përsëri. Prandaj, është detyra jonë ta kujtojmë Srebrenicën përgjithmonë, njëlloj na kujton se gjenocidi ndodhi jo vetëm në Srebrenicë, por edhe gjetiu. Nuk ka asnjë ndryshim midis gjenocidit, gjenocidi është gjenocid. Vendimet e fundit nga gjykatat ndërkombëtare kanë treguar edhe një herë se autorët nuk mund të qëndrojnë pa u ndëshkuar”, ka thënë Varhelyi.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se njohja e së kaluarës na ndihmon të përparojmë. Bosnja e Hercegovina sot shënoi 26-vjetorin e gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë. Kjo masakër qe më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Etiketa: SrebrenicëVarhelyi

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
Konjufca: Serbia me standarde të dyfishta, ja qëllimi i dialogut mes palëve

Konjufca: E liga ende jeton në Srebrenicë, edhe në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.