Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Varfëria ekstreme, Emiratet e Bashkuara japin 15 milionë dollarë ndihmë për Bregun Perëndimor

16:28 06/07/2023
Reading Time: 2 min lexim

Emiratet e Bashkuara Arabe janë zotuar të japin 15 milionë dollarë ndihmë për rindërtimin e kampit të refugjatëve në Jenin të Bregut Perëndimor.

Kampi u dëmtua rëndë gjatë një operacioni të madh ushtarak nga Izraeli, i cili ishte më intensivi në gati njëzet vjet.

Ofensiva kishte në shënjestër militantët palestinezë pas një serie sulmesh ndaj izraelitëve, që rezultuan në zhvendosjen e mijëra individëve.

Dymbëdhjetë palestinezë dhe një ushtar izraelit humbën jetën gjatë konfliktit.

Emiratet e Bashkuara Arabe do t’i ndajnë fondet për UNRWA – Agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët e Palestinës, me qëllim rindërtimin e shtëpive dhe bizneseve në kamp, si dhe mbështetjen e shërbimeve të agjencisë.

Agjencia UNRWA është përballur me sfida financiare kohët e fundit, duke luftuar për të siguruar fondet e nevojshme për operacionet e saj të vazhdueshme që ndihmojnë miliona njerëz në Lindjen e Mesme.

Gjatë operacionit të fundit ushtarak izraelit në Jenin, rrugët u pastruan me forcë nga buldozerët për t’i hapur rrugë numrit të madh të ushtarëve që shkuan atje.

Zona, e cila ka popullsi të dendur, me afërsisht 24,000 banorë, u la pas me rrugë të shkatërruara, grumbuj asfalti të thyer, dhe gurë të shpërndarë përreth. Makinat u dëmtuan rëndë dhe disa u përmbysën e u dogjën.

Gjatë një konference donatorësh muajin e kaluar, UNRWA nuk arriti objektivin e saj për mbledhjen e fondeve prej 300 milionë dollarësh, të cilin e konsideroi të nevojshme për të vazhduar ndihmën e palestinezëve. Vetëm 107 milionë dollarë u ndanë nga vendet donatore.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara kishte paralajmëruar më parë se agjencia ishte në prag të kolapsit financiar.

Izraeli nisi pushtimin e kampit, i cili prej kohësh njihet si një bastion i militantëve palestinezë, me qëllim shkatërrimin dhe konfiskimin e armëve. Operacioni përfshinte sulme ajrore dhe vendosjen e qindra trupave ushtarake./REL

Të tjera

Federata shqiptare pezullon volejbollisten braziliane të Dinamos, kërkohet testi i gjinisë
Kryesore

Federata shqiptare pezullon volejbollisten braziliane të Dinamos, kërkohet testi i gjinisë

Një vendim i paprecedentë ka tronditur botën e sportit shqiptar. Federata Shqiptare e Volejbollit ka pezulluar përkohësisht volejbollisten braziliane të...

16:07 25/10/2025
Lamtumirë ora verore, mirësevjen ora diellore! Sonte akrepat kthehen një orë pas
Kryesore

Lamtumirë ora verore, mirësevjen ora diellore! Sonte akrepat kthehen një orë pas

Natën mes së shtunës, 25 tetor, dhe së dielës, 26 tetor 2025, në orën 03:00, akrepat e orës do të...

14:02 25/10/2025
Para
Mister fati i tij, paqartësi rreth vendndodhjes së Prigozhin pas deklaratave të Lukashenkos

Mister fati i tij, paqartësi rreth vendndodhjes së Prigozhin pas deklaratave të Lukashenkos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Federata shqiptare pezullon volejbollisten braziliane të Dinamos, kërkohet testi i gjinisë

Federata shqiptare pezullon volejbollisten braziliane të Dinamos, kërkohet testi i gjinisë

16:07 25/10/2025
Lamtumirë ora verore, mirësevjen ora diellore! Sonte akrepat kthehen një orë pas

Lamtumirë ora verore, mirësevjen ora diellore! Sonte akrepat kthehen një orë pas

14:02 25/10/2025
Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën

Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën

13:51 25/10/2025
Gardiani që ruan xhepat e oligarkëve: Denar Biba kërkon të “përgjojë” telefonat për konkurrencë të ndershme

Gardiani që ruan xhepat e oligarkëve: Denar Biba kërkon të “përgjojë” telefonat për konkurrencë të ndershme

16:32 24/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.