Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vangjel Tavo kallëzon penalisht një person: Iu ofronte para qytetarëve në emër të tij

12:45 30/03/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në qarkun e Gjirokastrës Vangjel Tavo, ka kallëzuar në Prokurori një person, që sipas tij është shtirur si i dërguari i tij, duke ju kërkuar banorëve në nevojë votën në këmbim të parave.

Me anë të një deklarate për mediat, Tavo shprehet se skandali vjen pas denoncimit të bërë prej tij në media, se në Gjirokastër po blihen vota nga “Rilindja.” Gjithashtu ai shprehet se personi është i ardhur dhe se nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit.

Deklarata e plotë për mediat nga Vangjel Tavo

SKANDALI I RADHËS I RILINDJES.

Të nderuar banorë të qarkut Gjirokastër, Ju informoj që dje bëra një kallëzim penal në prokurorinë e qarkut Gjirokastër, dhe tashmë e denoncoj edhe publikisht përpara jush, se një individ i kurdisur nga “Rilindja” ka shkuar në disa lagje dhe shtëpia banorësh duke përdorur emrin tim, duke u shtirur e gënjyer sikur është i dërguari im, duke pyetur banorët se kush janë familjet në nevojë që t’u japë para dhe t’u blejë votën.

Personi nuk është pritur nga banorët. Ai është i ardhur dhe nuk është nga qarku ynë. Por për Policinë e Shtetit është i njohur dhe mund të jetë edhe pjesë e forcave të Policisë. Kaq poshtë ka rënë “Rilindja” dhe kaq të ligë dhe të paligjshëm janë sa që kryejnë veprime të tilla kaq të ulëta dhe kaq korruptive duke u përpjekur të minimizojnë humbjen e madhe që i pret më 25 prill. Ky skandal vjen menjëherë pas denoncimit tim publik që bëra në media para pak ditësh se në Gjirokastër po blihen vota nga “Rilindja.” Me paratë e drogës dhe të korrupsionit duan të ruajnë pushtetin edhe më gjatë që të shtypin me këmbë edhe më shumë banorët dhe familjet e thjeshta.

Që të varfërojnë, zhvasin dhe shpopullojnë më shumë qarkun tonë, për të përmbushur misionin e tyre të ligë e dashakeq për ta izoluar dhe shkatërruar totalisht qarkun e Gjirokastrës dhe për ta shndërruar në një xhep gjeografik dhe xhep të përfitimeve të tyre me drogën dhe aktivitetet e paligjshme.Ministria e Brendshme ka zbarkuar e gjitha me makina policie dhe foristrada që xhirojnë gomat në rrugët e Gjirokastrës, duke vënë në shërbim të fushatës aparatin e policisë së shtetit në kundërshtim të plotë me ligjin dhe kodin zgjedhor. Kanë frikë nga humbja e thellë që i pret. Ata me foristrada por unë Vangjel Tavo do i mund në këmbë. Sic i kam mundur gjithmonë. Në këmbë ju kam takuar derë më derë dhe në këmbë do vi gjithmonë për të ndarë hallet dhe shqetësimet me ju.

Të nderuar banorë të qarkut të Gjirokastrës, Ju e dini më mirë se kushdo tjetër se kush bëj lojra të tilla kaq të ulëta e thur skenare të tilla mashtrimi.Unë Vangjel Tavo kam shkelur vetë personalisht në cdo rrugë, jam ulur në cdo familje dhe kemi ndarë së bashku cdo hall e cdo shqetësim. Ndaj mos bini pre e këtyre mashtruesve rilindas që cojnë njerëz në emrin tim. Rilindasit nuk vinë dot vetë tek ju sepse nuk justifikojnë dot varfërinë që ju shkaktuan, mjerimin që ju sollën, ndaj bëjnë akte të tilla të ulëta.

Mos bini pre e këtyre të mbaruarve dhe të larguarve. Së bashku do gëzojmë në fitoren e madhe të 25 prillit, kur do gëzojmë jo vetëm largimin e këtij sekti korruptiv dhe malinj, por të gjithë bashkë, opozitarë dhe socialistë të ndershëm, do punojmë për të hapur sa më shumë vende pune, të nxjerrim familjet e thjeshta nga varfëria, dhe të zhvillojmë qarkun tonë. Ky është misioni im. Ky është premtimi im që do e mbaj fjalë për fjalë. I bëj thirrje policisë së shtetit të distancohet nga skenarë të tillë provokimi dhe mashtrimi. I bëj thirrje prokurorisë që padinë time të bërë sot ndaj këtij akti të shëmtuar të “Rilindjes” t’a zbardhë sa më shpejt dhe fajtorët të përballen me drejtësinë.

Të nderuar miq, Edhe pak ditë dhe “Rilindja,” autorja e mjerimit të madh të qarkut tonë do shporret.Mos bini pre e provokimeve, mos lejoni më t’ju gënjejnë dhe mashtrojnë, mos pranoni t’ju fyejnë integritetin dhe krenarinë tuaj dhe të kësaj treve. Të gjithë së bashku t’i largojmë përgjithmonë dhe të nisim një të ardhme më të mirë për qarkun e Gjirokastrës.

 

 

Etiketa: kallezonpenalishprokurori njwe personvangjel tavo

Të lidhura

KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ
Aktualitet

KQZ njofton mbylljen e numërimit të votave preferenciale në të gjithë vendin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur numërimi i votave preferenciale për kandidatët në listat e hapura të...

09:20 16/05/2025
E rëndë! 38-vjeçarja vetëvritet me pistoletë brenda makinës te Liqeni i Thatë
Aktualitet

E rëndë! 38-vjeçarja vetëvritet me pistoletë brenda makinës te Liqeni i Thatë

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua...

09:10 16/05/2025
Para

Çështja e Tom Doshit mbërrin në Prokurori, kërkohet informacion i detajuar nga ambasada e SHBA-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ

KQZ njofton mbylljen e numërimit të votave preferenciale në të gjithë vendin

09:20 16/05/2025
E rëndë! 38-vjeçarja vetëvritet me pistoletë brenda makinës te Liqeni i Thatë

E rëndë! 38-vjeçarja vetëvritet me pistoletë brenda makinës te Liqeni i Thatë

09:10 16/05/2025
Tirana mirëpret sot Samitin e  Komunitetit Politik Evropian, mblidhen 47 liderët

Tirana mirëpret sot Samitin e Komunitetit Politik Evropian, mblidhen 47 liderët

08:48 16/05/2025
Aksident në bulevardin “Zogu i Parë”, automjeti godet pemën

Aksident në bulevardin “Zogu i Parë”, automjeti godet pemën

08:27 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.