Mesa duket dita e sotme, ka qenë ajo e shkarkimeve.
Pas kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro, është shkarkuar edhe drejtori i Portit të Durrësit Afrim Bakaj nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në vend të tij është emëruar drejtor i Autoritetit Portual Durrës, Genti Tare.
Bakaj që vjen nga strukturat lokale të PS, mbante këtë detyrë që prej shkurtit të vitit të kaluar. Që nga viti 2016, z. Bakaj ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual Durrës.
Në vitet 2013-2016, ai ka patur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit AKU.
Në institucionet e varësisë së Ministrisë kjo është lëvizja e tretë. Dje u dorëhoq kreu i OST Klodian Gradeci. Në letrën e tij të dorëheqjes, Gradeci thoshte se ky vendim vinte për arsye personale.