Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, prof. Arben Gjata, kanë ndjekur procesin e vaksinimit të studentëve në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin “Air Albania”, ku kanë bërë apel për vaksinimin masiv, si domosdoshmëri për t’u kthyer në auditore. Ministrja Manastirliu tha se gjatë këtij muaji fokusi është për vaksinimin e mësuesve, pedagogëve dhe studentëve, ndërsa bëri me dije se me fillimin e shkollës, procesi i vaksinimit do të bëhet edhe në universitete dhe konvikte.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërdarë në rrjetin e saj social Facebook, një video ku tregon situatën në lidhje me procesin e vaksinimit. Në postimin e saj ajo sqaron se interesi i studentëve për t’u vaksinuar është gjithmonë e më shumë në rritje. Ministrja Manastirliu tregon se janë vënë në dispozicion të gjitha qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit në mënyrë që të lehtësojnë sa më shpejtë të gjithë studentët, pedagogët, mësuesit apo çdo qytetar që është mbi moshën 18 vjeç.
Në video sqaron se janë duke punuar kryesisht me qendren e Qytet Studentit edhe për të gjithë ata student që janë regjistruar për të qëndruar nëpër konvikte.
“Vaksinimi i studentëve dhe pedagogëve gjatë këtij muaji, është domosdoshmëri për të qenë në auditore duke ndërprerë kështu dhe zinxhirin e infeksionit”.
Më tej shtojnë duke u sqaruar të gjithë qytetarëve se qendrat e vaksinimit janë të hapura nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes duke funksionuar kështu edhe gjatë ditëve të diela.
Sapo të fillojë vit i ri akademik mendohet se do të spostohen qendrat e vaksinimit edhe pranë ambienteve të universitetit apo shkollave me strukturat e tyre vendore në mënyrë që të jenë më pranë personave që nuk janë vaksinuar për të siguruar kështu një vaksinim të plotë të popullsisë.
Në përfundim të fjalës së saj ministrja manastirliu u bën thirrje të gjithë studentëve dhe jo vetëm, që të vaksuionen sa më shpejt duke u paraqitur në qendrat e vaksinimit për të parandaluar kështu përhapjen e varianteve të reja me Covid-19.
Postimi i plotë i ministres Manastirliu:
Qendra e Vaksinimit në “Air Albania” – Rritet interesi i studentëve për t’u vaksinuar, teksa janë vënë në dispozicion të gjitha qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit të përqëndruara për të lëhtësuar studentët, pedagogët, mësuesit dhe çdo qytetar mbi 18 vjeç.
Vaksinimi i studentëve dhe pedagogëve gjatë këtij muaji, është domosdoshmëri për të qenë në auditore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me strukturat e saj, po harton një plan për ta vijuar vaksinimin edhe në universitete dhe konvikte, me rifillimin e shkollave.