Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vaksinat anti-Covid/ Manastirliu marrëveshje me kompaninë e Bill Gates, Ralf Gjoni: Janë jo efikase dhe për vendet e botës së tretë!   

17:52 29/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Deputeti Ralf Gjoni dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu  janë përplasur ashpër në seancën e sotme plenare, pas akuzave që Gjoni ka hedhur ndaj ministres, duke thënë se vaksina anti-covid e Covax, kompania me të cilën ka bërë marrëveshje qeveria shqiptare nuk dihet a do të ketë efikasitet.

Gjoni tha se nuk dihet se çfarë lloje kimitikatesh do të vijnë në vendin tonë, duke akuzuar edhe qeverinë për mostransparencë.

Ministrja Manastirliu:

“Qeveria shqiptare ka bërë një marrëveshje me organizatën Gavi, ku priten që 1 milionë e 140 mijë doza vaksine që do të  prokurohen, më tej të vijojmë me negociatat kur vaksina e sigurtë të jetë e disponueshme”

Deputetja Milva Ikonomi:

“Aleanca  Gavi është  partner i OBSH-së, UNICEF-it, Bankës Botërore dhe organizma të tjerë, për mbulimin e shëndetit social, publik. Komuniteti i ekspertëve të imunizimit, e ka certifikuar si një prej organizatave dhe kompanive që merren me hulumtimin për gjetjen e vaksinës efektive anti-Covid.

Ralf Gjoni: Aleanca Gavi, me iniciativën e Covax,  është projekt i Bill Gates, i cili ka 2 miliardë dollarë fonde për të kryer hulumtime te një vaksinë që ende nuk ka dalur.

Aleanca Gavi është krijuar nga Bill Gates në bashkëpunim me OBSH-në, kreu i  të cilës është Tedros Adhanom Ghebreyesus, një humbamen i cili ngre dyshime për  mënyrën e drejtimit të këtij organizmi ndërkombëtar.

Kaq problem është bërë OBSH saqë BE është organizuar për një strukturim total, të mënyrës se si duhet të japë fonde drejt Organizatës.

Një organizatë multilaterale, dështake,që në janar u bënte thirrje njerëzve që të lanin duart me sapun! Shkencë e madhe!

Si ka mundësi zonja ministre, që Franca, një zyrtar i ministrisë së Shëndetësisë atje, vetëm para një muaji në këmbim  të ruajtjes së anonimatit, foli për media serioze franceze  në lidhje dhe përsa i përket Covaxit.

Sipas zyrtarit të ministrisë së Shëndetësisë franceze, Franca do ta ndihmojë me fonde Covax-in  për vaksinat në vendet e botës së tretë, por vetë nuk do ta marrin. Ndërsa ne duhet të kemi besim te efektiviteti i një vaksine që nuk ekziston ende.

Çfarë garancie keni ju që kjo dozë do të funksionojë, përse vendet e zhvilluara preferojnë të zhvillojnë marrëveshje paraprake me kompani të tjera serioze si   Faizer, Glaxon Smith, Jhonson and Jhonson, Moderna, sepse kanë kapacitetet dhe mundësitë për ruajtjen e vaksinave në mënyrë frigoriferike në -70 gradë.

Franca nuk do të blejë vaksina nga programi, SHBA nuk do të blej nga Covax , Britania jo. Pse këto nuk i duan, kurse ne duket të kemi besim tek një vaksin që nuk ekziston ende. Çfarë lloj kimikatesh do bini në vendin tonë?

(Nënkryetarja Hysi i ndërpret  fjalën dhe i mbyll mikrofonin deputetit Ralf Gjoni)

Replikon ministrja e Shëndetësisë:

“Një shprehje thotë: Kur shumica punojnë ka edhe nga ata që konspirojnë.Mos konspironi, punoni, mos bëni politikë me pandeminë, t’i fusni demek ato çipat në kokë qytetarëve.

Ne nuk do të kemi vetëm aksesin, por edhe vaksinimin e sigurtë në bazë të marrëveshjes me Organizatën Gavi.

Gjoni është nga ata që konspirojnë. Marrëveshia që ky parlament garanton është që kur të jetë vaksina do të jetë efikase dhe e sigurt që do të jenë pranuar edhe vaksinat e Modernës, të gjitha vaksinat, Covax është një instrument që financohet në të gjitha vendet. Shqipëria do të financojë për vaksinën e sigurt. Informohuni mirë përpara se të dizinformo. Pandemia ka sjellë lodhje. Asgjë nuk do të vi në vemdin tonë po u siguruar. Është e turpshme gjërat që thoni, ka njerëz që i kanë sytë nga televiziori,” tha Manastirliu.

(Deputeti Gjoni shpërthen në të bërtitura nga vendi)

Manastirliu:

Instrumenti GAVI, mundëson po të njëjtën akses si për vendet e vogla si për vendet e mëdhaja, dhe do të merret e njëjta vaksinë e sigurtë kur të prodhohet, nga të gjitha vendet.

Deputeti Adriatik Alimadhi:

Kam qenë në pikën e fundit nga Covidi, saqë edhe doktoresha Çomo nuk më dha më shpresë. Në momentin kur do të më transportonin tek spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, të afërmit e mi shkuan te një mjek popullor, Ylli Merja, i cili më shpëtoi falë një ilaçi me pika.

Ndërsa në debat është përfshirë edhe deputeti Halit Valteri, i cili i ka dalë në mbrojtje ministres së Shëndetësisë.

“Po dëgjojmë njerëz që tallen me këtë flamë, ndërsa ne kemi humbur jetën e të afërmve. Zonja ministere një faleminderit për gjithçka që bëni dhe të gjithë mjekëve.

Nuk ka vend për të dizinformuar opinionin, mos bëjmë politikë me jetën. Nuk mund të thotë se kjo sëmundje nuk ekziston. Mblidhni mendjen sepse shqiptarët kanë nevojë për mbështetje. Ju lutem mos hani kot atë që nuk thuhet,” tha Valteri./GazetaReforma.com/

Etiketa: CovaxManstirliuralf gjoniReplikatVaksina Anti-Covid

Të lidhura

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Para

"Lutem për viktimat", Papa Francesku reagon për sulmin terrorist në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.