Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vaksina mund të vijë nga Polonia ose Turqia, ja negociatat që po bën qeveria  

10:55 22/12/2020
Reading Time: 4 min lexim

Burime pranë qeverisë, thonë se po luhen të gjitha gurët, që të paktën vaksinat e para të nisin në fund të muajit shkurt. Kjo do të ishte një kartë e fortë e kryeministrit përpara fushatës elektorale për të hedhur poshtë akuzat për keqmenaxhimin e situatës së pandemisë. Më të mundshme nga të gjitha opsionet duket se janë marrja e dozave të para të vaksinës nga Polonia ose Turqia.

Plani është që dozat e para të vaksinës dhe procesi i vaksinimit të kategorive parësore si mjekët e të moshuarit të nisë brenda dymujorit të parë të vitit të ardhshëm. Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të BE kanë marrë premtimin publik nga Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi i cili deklaroi se po punohet për marrëveshjet në mënyrë që edhe vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin dozat e vaksinës njësoj si vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Në daljet publike, përfaqësues të Komitetit Teknik të menaxhimit të pandemisë si zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu apo kryeministri Edi Rama kanë zbuluar detaje të rrugës që Shqipëria po ndjek për sigurimin sa shpejt të vaksinës.

Polonia

Zyrtarët shqiptarë pranojnë se kanë zhvilluar diskutime me qeverinë polake për të siguruar në mënyrë direkte doza vaksine. Polonia ka porositur në mënyrë direkte te kompanitë 60 milionë doza vaksine dhe nga sondazhet, një pjesë e madhe e polakëve mund të mos pranojnë të vaksinohen, duke krijuar kështu një stok rezervë vaksinash që mund të jepen si kontribut për vende të tjera.

Një nga opsionet që nuk përjashtohet është që vende aleate të ndihmojnë Shqipërinë me doza vaksine në kuadër të interesave strategjike që kanë.

Roli i Turqisë

Në përballjen me pandeminë që në fillim të vitit, Shqipëria mori asistencë nga Turqia me materiale mbrojtëse. Mbështetja turke erdhi në një moment kur të gjitha kanalet globale të sigurimit të materialeve mbrojtëse ishin mbyllur. E kjo mbështetje nuk është ndalur vetëm këtu. Me 17 dhjetor 2020, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësuesit e Komitetit Teknik për Menaxhimin e pandemisë në Shqipëri, u shfaqën publikisht me Komitetin Shkencor të Turqisë. Në këtë takim, edhe pse nuk u përmend çështja e vaksinës, u sqarua edhe roli që Turqia do të ketë në këtë proces.

Zëvëndësminstrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se një nga sfidat e mëdha që është përpara është strategjia e vaksinimit që do të ndjekë Shqipëria.

“Kemi diskutuar dhe me kolegët turq dhe është një strategji, të cilën ne do ta prezantojmë shumë shpejt” tha Rakacolli ndërsa konfirmoi rolin që do të kenë ekspertët turq në këtë proces që konsiderohet si nga sfidat më të mëdha pas prodhimit të vaksinës.

COVAX

Përpjekja e parë është bërë me anëtarësimin në aleancën globale për sigurimin e vaksinës, COVAX ku Shqipëria ka bërë edhe pagesën e parë prej gati 4 milionë euro, që i sigurojnë vendit tonë parablerjen e 1.1 milionë vaksinave që mbulojnë 20 % të popullsisë më të riskuar. Parashikohet që ardhja e vaksinës nga COVAX të vonohet përtej pritshmërive të vendit.

Bashkimi Evropian

Një përpjekje tjetër është ajo me Komisionin Europian, për të cilën është marrë angazhimi për të bërë një shpërndarje të njëtrajtshme mes vendeve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Negociatat direkte me kompanitë

Nga ana tjetër, nuk ka munguar edhe një takim direkt i kryeministrit shqiptar me Drejtorin Ekzekutiv të firmës Pfizer e cila momentalisht konsiderohet si një nga vaksinat më të sigurta në treg.

Kryeministri bëri publik lajmin se vaksinimi do të nisë në 2 muajt e parë të vitit 2021. Po ashtu, në këtë postim, kryeministri tha se do të bëhen negociata edhe me dy kompani të tjera Astrazeneca e Oksfordit dhe Moderna. Për këto të dyja, ende nuk ka njoftime nëse janë zhvilluar bisedime konkrete.

Cilën vaksinë mund të marrë Shqipëria? 

Deri më tani, për Shqipërinë, autoritetet kanë përmendur emrat e tre kompanive zhvilluese; Pfizer, Astrazeneca dhe Moderna. Në rastin më të mirë, dy prej këtyre tre vaksinave (Pfizer dhe Moderna) miratohen nga autoritetet europiane deri në javën e parë të muajit janar.  Shqipëria nuk ka një marrëveshje direkte me kompanitë, kështu që do të duhet të presë të përfitojë nga marrëveshjet e dritanishme.

Dhe marrëveshja që ka aktualisht është me COVAX, që pritshmëritë i ka te vaksina e universitetit të Oksfordit, Astrazeneca.

Nga ana tjetër, Shqipëria nuk ka përjashtuar asnjë opsion në tavolinë; përfshirë edhe vaksinën kineze Sinovac, nëse kjo e fundit arrin të marrë certifikimin e sigurisë nga autoritetet shëndetësore ndërkombëtare.

Në fakt, vaksina kineze, ende pa marrë të gjithë konfirmimet e duhura,  është pranuar nga Brazili, Emiratet e BashkuaraArabe dhe së fundmi edhe nga Turqia. Por deri më tani, autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim nëse ka pasur bisedime me autoritetet turke apo arabe për sigurimin e vaksinës.

Nga ana tjetër, përfaqësues të opozitës kanë shprehur shqetësimin se Shqipërisë i mungon një plan konkret për këtë qëllim.

Përgatitjet

Vaksina e BioNTech-Pfizer paraqet një sfidë unike logjistike pasi duhet të ruhet në një temperaturë -70 gradë Celsius.

Një sfidë tjetër është se vaksinimi këtë herë nuk mund të bëhet masiv, pasi kjo mund të ndikojë në përhapjen e mëtejshme të virusit.

/Gazetareforma.com/

 

Etiketa: covidturqiavaksina

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në fshatin Bardhaj, ku një 65-vjeçare është gjetur pa shenja jete në oborrin e...

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë
Aktualitet

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me 54.33% të...

11:39 13/05/2025
Para

Zgjedhje të parakohshme, Presidentja Vjosa Osmani mbledh partitë për datën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

11:39 13/05/2025
Flakët shkrumbojnë banesën në Korçë, një shtetase përfundon në spital

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Lezhë, detaje

11:22 13/05/2025
Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës

Ngërç politik! Dështon për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit!

11:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.