Parashikohen komplikacione pas injektimit të vaksinës kundër Covid-19. Për këtë fakt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë të drejtë kompanive prodhuese që të mos hidhen në gjyq nga qytetarët.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat amerikane, të cilat pranojnë se qeveria federale i ka garantuar imunitet të plotë dy kompanive, Pfizer dhe Moderna nëse diçka shkon keq me vaksinën në mënyrë të paqëllimshme.
“Është shumë e rrallë që imuniteti i plotë të miratohet. Kompanitë farmaceutike normalisht nuk marrin kaq shumë mbrojtje ligjore. Kur qeveria thotë që e do vaksinën katër apo pesë herë më shpejt sesa bëhet normalisht një vaksinë, atëherë me shumë gjasa kompanitë kanë kërkuar që të kenë mbrojtje nga paditë miliona dollarëshe”, tha një prej juristave pranë qeverisë amerikane.
Në këtë mënyrë, shtetasit amerikanë nuk mund të padisin as shtetin, më saktë Administratën e Ushqimeve dhe Ilaçeve, për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës.
/GazetaReforma.com/