Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vajza e deputetit të PS, Niko Peleshi, i përvishet Besa Shahinit: Po talleni me ne, mos na trajtoni si qenie eksperimentale

23:57 12/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Provimi i “Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe” të Maturës Shetetërore ka ngjallur reagime të shumta.

Së fundmi, Aleksia Peleshi, vajza e deputetit të PS dhe ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi i ka dalë kundër ministres së Arsimit Besa Shahini.

Me anë të disa statuseve në Insta Story, Peleshi i bën thirrje ministres që të mos i trajtojë maturantët si qenie eksperimentale por t’u japë vërtet atë që meritojnë dhe siç u takon në bazë të situatave të vështira që kanë kaluar.

Aleksia shkruan se duke qenë se përballuan tërmetin dhe pandeminë e koronavirusit, priste që të anuloheshin provimet e maturës, njësoj siç u bënë në shtetet europiane, por edhe pse nuk u bë kjo, priste që të paktën, të kishin pyetje më të thjeshta.

“E nderuar znj. Ministre, pasi lexova pergjigjen tuaj, me lejoni t’ju siguroj se revolta e maturanteve nuk eshte nie levizje opozitare. Eshte e lehte qe te trajtohet si ceshtje politike dhe te injorohet sepse shihet si nje justifikim me teper i opozites per t’u hedhur ne sulm. Por nuk behet fjale per kete. Nese ne po protestojme sot, nuk na ka mxitur askush pervec mundit tone tre vjecar per te arritur synime te larta, qe po na hidhet poshte nga nje provim i hartuar ne nje menyre aspak dinjitoze qe po penalizon jo 5, 10 apo 100 maturante, por 30 mije. 30 mije maturante qe kemi kaluar nje vit shkollor plot peripeci, duke filluar nga termeti deri te pandemia. Nje vit ku, si ne, si mesuesit tane, ndryshe nga cdo brez i meparshem, jemi shkeputur vazhdimisht nga shkolla, jemi perballur me situata tronditese e per muaj me radhe s’kemi pasur askend te koka vec vullnetit qo na nevojitej per te bëre me te miren ne kater provime qe jane vendimtare per te ardhmen tone. Logjikisht shpresonim që, shumica e shteteve evropiane, provimet e matures te na anulloheshin dhe notat të na llogariteshin me mesatare, por edhe pse kjo nuk ndodhi, nuk bëmë zë dhe vazhduam përgatitjen me sforco. Na u tha se do të kishte lehtesime, nderkohe na u dyfishua numri i pyetjeve, na u shkurtua afati kohor dhe na u ngushtua kufiri i  pikeve midis notave. E megjithate, perseri nuk bëmë zë. Por kur ne fund na jepet nje  provim i nje niveli veshtiresie te pajustifikuar edhe ne nje situate normale, jashte programit te cilit kemi punuar, me pyetje te formuluara ne menyre absurde dhe me alternativa pergjigjesh tejet subjektive, atehere nuk mund te qendrojme me pa bere ze. Jo, nuk po protestojme thjesht per “provimet e veshtira”, po protestojme sepse ndihemi sikur po talleni me djersen tone. Nje note e ulet provimi per hartuesit e tezave tona, (qe meqe ra fjala, ende s’na e kane shuar kureshtjen se cfare bëri Turi me barken), mund te mos jete asgje, por per ne eshte nje derë me shume e mbyllur. Nje dere qe nuk na e hapin dot me as opozitaret e as forumet politike. Nuk po kerkojme as notat e as diplomat fallco te qeverise se meparshme, po kerkojme vetem te mos trajtohemi si brez eksperimental kur ne loje eshte e ardhmja jone. Uroj qe dy provimet ne vijim, te pakten, mos te rezultojne ne studente te deshperuar per tre vite arsimi te hedhura ne kosh. Nga maturantja: Aleksia Peleshi.”

Ministrja e Arsimit Besa Shahini u shpreh pasditen e sotme se e ka ndjekur me keqardhje protestën, por shton se nuk beson se të ketë ndodhur ndokund tjetër që nxënësit të protestojnë për “provimet e vështira”.

Nga ana tjetër, edhe Qendra e Shërbimeve Arsimore është shprehur se provimi është mbështetur tërësisht mbi programin e reduktuar, por ka shtuar se në përfundim të marrjes së rezultateve, do të shikojë kurbën e shpërndarjes së pikëve dhe bazuar mbi këtë kurbë, nëse do të vihet re zhvendosje të saj do të shikohet mundësia e ri-shpërndarjes së peshave të pikëve në test.

Nga ana tjetër, informon se dy provimet e ardhshme të Maturës Shtetërore do të jenë me kohëzgjatje 2.5 orë dhe me alternativa, nga 2 orë që ishin parashikuar në fillim.

Të lidhura

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë
Aktualitet

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Në Tiranë vazhdon numërimi i votave preferenciale për kandidatët, ku deri tani janë numëruar 311 nga 1282 kuti votimi, sipas...

10:14 14/05/2025
Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend
Aktualitet

Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

Në Qarkun e Dibrës, Partia Demokratike nuk ka arritur të sigurojë asnjë mandat nga lista e hapur, ndërkohë që do...

09:53 14/05/2025
Para

Keni bërë plane për fundjavën? Merrni çadrën me vete, zonat ku do të ketë rrebeshe shiu (PARASHIKIMI I MOTIT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

10:14 14/05/2025
Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

09:53 14/05/2025
Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

09:23 14/05/2025
Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

09:03 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.